Lajme
Fauci nderohet me çmimin prestigjioz dhe 1 milion dollarë
Eksperti më i mirë amerikan për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, ka fituar çmimin prestigjioz “Dan David”, me motivacionin se “ka mbrojtur shkencën”.
Çmimi prestigjioz izraelit, i themeluar nga biznesmeni i ndjerë Dan David, vjen me një shpërblim prej 1 milion dollarësh dhe jepet çdo vit, prej vitit 2000.
Fauci u vlerësua edhe për mbrojtjen që ka bërë ndaj vaksinave të koronavirusit dhe për rolin e tij udhëheqës në kërkime për HIV/Aids.
Dr. Fauci, 80 vjeç, ka qenë këshilltar për 7 presidentë amerikanë. Ai drejton Institutin Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive që prej vitit 1984.
“Ka mbrojtur me guxim shkencën përballë kundërshtarëve të painformuar gjatë krizës sfiduese të Covid”, thuhet në një deklaratë të Komitetit të çmimit.
Fauci është shprehur shpesh në kundërshtim me deklaratat e ish-presidentit Donald Trump gjatë vitit të kaluar, ndërsa mori një vëmendje globale për shkak të daljeve të shpeshta në media.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut Që nga fundi i qershorit, pasagjerët që nisen nga Aeroporti i Cyrihut janë lejuar të mbajnë... -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit














