Lajme
Austri, shërohet personi i lënduar nga shpërthimi i bombolës në Ferizaj
Para pak muajsh në qytetin e Ferizajit shpërtheu një bombolë gazi, ku mbetën disa të lënduar. Dy personat që kishin lëndime më të theksuara nga shpërthimi u nisën për shërim në Austri, transmeton albinfo.ch.
Shteti austriak ishte i hapur dhe pranoi të dy pacientët që kishin djegie të shkallës më të lartë.
Lajmi i mirë është se njëri është shëruar pothuajse plotësisht dhe është liruar nga spitali austriak, shkruan albinfo.ch.

Sot, ambasadori shqiptar në Austri, Lulzim Pllana, ka vizituar dy qytetarët kosovarë në Spitalin e Gracit, ku kanë qëndruar për shërim nga eksplozioni i ndodhur në Ferizaj.
Falë kujdesit të madh dhe intensiv nga mjekët austriakë, sot u lirua nga spitali njëri nga ta zt. Fidan Gashi, të cilin e përcollëm për Kosovë. Qytetari tjetër pritet të shërohet së shpejti dhe t’i bashkohet familjes.
Ambasada e Kosovës në Austri ka falënderuar përzemërsisht autoritetet austriake për koordinimin e palodhshëm të Ministrisë Federale të Austrisë për çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare dhe Ministrisë Federale të Mbrojtjes, transmeton tutje albinfo.ch.

“Për mbështetjen, kujdesin dhe komunikimin e vazhdueshëm, falënderojmë përzemërisht Spitalin e Gracit, mjekët Prof. Dr. Lars-Peter Kamolz dhe stafin e tij, Dr. Signe Buck dhe bashkatdhetaren tonë për përkthimin, znj. Lindita Maxhuni, të cilët kanë asistuar qytetarët tanë në çdo aspekt që nga pranimi i tyre”. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














