Lajme
Piceria e një shqiptari shpërndan pica për personelin mjekësor në Biel Bienne
Përveç në spital, ata kanë shpërndarë pica falas edhe në shtëpinë e pleqëve dhe spital të fëmijëve me aftësi të veçanta

Picat e përgatitura nga restoranti i një shqiptari në Zvicër, janë shpërndarë për personelin mjeksor në qytetin e Biel Bienne, në kantonin e Bernës.
Në shenjë falënderimi për punën e mjekëve, gjatë pandemisë Covid-19, prorani i picerisë “Ristorante Pizzeria daToto” në Biel Bienne, Cati Ajroja nga Kërçova e Maqedonisë, ka zgjedhur t’iu shpërndajë pica falas.
“Në mënyrë humane apo gjest simbolik, kam dërgu pica në spital. Nuk e kam bërë për reklamë, por vetëm gjest njerëzor, për mjekët që kujdesen për pacientët me Covid-19”, tha ai, ne një intervistë për Albinfo.ch.
Por kjo ide nuk erdhi nga vetë ai.
“Kjo ide erdhi nga diskutimi me picajeolën, Xheljane Ramabaja nga Kosova. Mendonim të bëjmë dicka nga piceria gjatë kësaj kohe, pastaj ajo edhe shumë humane, e kështu erdhi ideja, qëllimi ishte te motivimi dhe falënderimi ndaj punës së tyre”, u shpreh Cati Ajroja.
Ky veprim i picerisë shqiptare, u prit jashtëzakonisht mirë nga stafi mjekësor, e po ashtu edhe nga qytetarët e tjerë.
“Kemi pas shumë komplimente për këtë nga qytetarët e Bielit, nëpërmes rrjeteve sociale, e po ashtu ka shkruar edhe gazeta regjionale e Biel Bienne, të cilëve iu është dukur diçka e mire, dhe interesante”, tregoi Ajroja, për Albinfo.ch.
Ndër të tjera, Ajroja tregoi edhe për situatën që po kalon biznesi i tij gjatë kësaj mbyllje për shkak të virusit corona.
“Me fillimin e pandemisë, pastaj izolimi, puna në biznes nuk shkon aq mirë, jemi pak në humbje, por po qëndrojmë, edhe pse kështu ende të mbyllur. Por na mungon kontakti me njerëzit, sepse atë e kemi punë të përditshme. Dhe kur përnjëherë humbën krejt, kjo normalisht nuk na pëlqen”, përfundoi ai.
“Ristorante Pizzeria daToto”, është një piceri mjaft e vjetër në qytetin e Biel Bienne dhe ka kryesisht konsumatorë zviceranë. Megjithatë, ajo ka diçka të veçantë, sepse aty gjendet picajollja e parë shqiptare femër në Europë, e cila është me prejardhje nga Kosova. Ajo quhet Xhejlane Ramabaja dhe vjen nga qyteti i Gjilanit. Ajo është bashkëpunëtore me Cati Ajroja, sa i përketë idesë dhe punës së picerisë me shpërndarjen e picave gjatë mbylljes nga pandemia.
Përveç në spital, ata kanë shpërndarë pica falas edhe në shtëpinë e pleqëve dhe spital të fëmijëve me aftësi të veçanta.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
U godit nga rryma elektrike në Itali, humb jetën punëtori 21 vjeçar nga Kosova Para pak ditësh një ngjarje tragjike është shënuar në Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku...
-
E përditshmja suedeze: Dua Lipa i bën jehonë Kosovës
-
Festa shqiptare ngjall gjallëri në zemër të Gjenevës
-
Ishte duke u kthyer nga Gjermania, arrestohet kosovari
-
KQZ-ja pranon 1 mijë e 239 aplikime nga jashtë për zgjedhjet lokale në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Festa shqiptare ngjall gjallëri në zemër të Gjenevës Një mbrëmje e mbushur me emocione, ritme e krenari kulturore shqiptare u zhvillua në selinë e...
-
Birrat pa alkool po bëhen gjithnjë e më të njohura në Zvicër
-
Kompanitë shumëkombëshe zvicerane bëjnë thirrje për qetësi në përgjigje të goditjes së tarifave
-
Liqeni i Cyrihut ka edhe varkën e tij të parë elektrike
-
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard