Lajme
Ambasada e Kosovës në Itali, me njoftim për bashkatdhetarët
Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali ka njoftuar bashkatdhetarët për masat e reja të marra mga Qeveria italiane ndaj parandalimit të përhpajes së koronavirusit.
Masat e reja në Itali, të cilat parashikojnë zgjatjen e përkufizimit të lëvizjes, hyjnë në fuqi më 6 mars 2021 dhe mbeten të vlefshme deri më 6 prill 2021.
Lëvizjet brenda territorit italian:
“Deri më 27 mars 2021 parashikohen kushtëzime për qarkullimin dhe lëvizjet nga një rajon në tjetrin në të gjithë territorin italian; lëvizjet lejohen vetëm për arsye pune, shëndetësore, kthim në vendbanim dhe nevoja urgjente, dhe për secilin rast, shtetasit duhet të pajisen dhe të kenë marrë me vete formularin (vetëdeklarim), ku dëshmohet arsyeja e lëvizjes”.
Udhëtimet Itali-Kosovë, dhe anasjelltas:
“Udhëtimet Itali-Kosovë dhe anasjelltas lejohen vetëm në raste urgjente të dëshmuara si: për arsye pune, shëndetësore, studimi, urgjence dhe kthimi në vendbanim. Më pas, kthimi në Itali parasheh paraqitjen e formularit të vetë-deklarimit ku secili shtetas shpjegon arsyen e kthimit dhe dokumente të tjera mbështetëse që e konfirmojnë hyrjen në Itali, si dhe detyrimin e respektimit të masave të vetë izolimit të detyrueshëm 14 ditorë dhe mbikëqyrjen shëndetësore.”
Kalimi tranzit nëpër Itali:
“Kalimi tranzit nëpër Itali: të gjithë shtetasit kosovarë që udhëtojnë nga shtetet e BE-së mund të kalojnë tranzit përmes territorit italiane, duke plotësuar formularin e vetëdeklarimit, ku shpjegohet qartë qëndrimi në 14 ditët e fundit dhe duke respektuar detyrimin që të lëshojnë territorin italian brenda 36 orëve nga momenti i hyrjes”.
Këtu e gjeni njoftimin e plotë të Ambasadës së Kosovës në Itali:
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
Krijohet Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër -
Takim në Zyrën e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB për çështjen çame -
Nga Tirana në Vjenë e Londër, diaspora mobilizohet kundër ndërtimeve në Zvërnec -
Bernë
Ambasada e Kosovës në Bernë njofton mërgatën: Më 6 qershor 2026 hapen qendrat e votimit në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025













