Lajme
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë
Ligji, i cili hyri në fuqi në fund të majit, urdhëron veshjen e rrobave të banjës që mbarojnë mbi gjunjë dhe i lënë krahët të zbuluara
Mosmarrëveshja mbi ndalimin e burkinit në pishinat e Gjenevës tani është në gjykatë. Qyteti Vernier i Kntonit të Gjenevës ka kundërshtuar ligjin e ri kantonal në gjykatë.
Ligji, i cili hyri në fuqi në fund të majit, urdhëron veshjen e rrobave të banjës që mbarojnë mbi gjunjë dhe i lënë krahët të zbuluara. Ai në fakt ndalon veshjen e burkinit, si dhe veshjet mbrojtëse nga rrezet UV, në pishina, transmeton albinfo.ch.
Gjeneva është kantoni i parë në Zvicër që synon të prezantojë një ligj të tillë.
Vernier kërkoi njëkohësisht pezullimin e ekzekutimit. “Ky ligj është i paqartë dhe i pazbatueshëm”, tha kryetari i bashkisë Martin Staub për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA të premten. Ai kështu konfirmoi një raport nga transmetuesi zviceran në gjuhën frënge RTS.
Bashkia gjithashtu sheh të cenuar autonominë e saj. Mbajtja e rrobave të banjës që mbulojnë lëkurën nuk ka çuar më parë në probleme me rendin publik ose vështirësi në funksionimin e pishinave. Për më tepër, ligji mund të kufizojë aksesin në mjediset publike të banjës për një segment të popullsisë.
SVP donte një ndalim të burkinit
Ligji u miratua nga Këshilli i Madh (parlamenti) në mars. Ai buroi nga një mocion i SVP-së, i cili synonte ndalimin e burkinit. Një amendament i propozuar nga partia e qendrës në fund e formuloi dispozitën në mënyrë më të përgjithshme: Lejohen vetëm rroba banje me një ose dy pjesë dhe mbathje banje që mbarojnë mbi gjunjë dhe i lënë krahët të lirë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Foshnja 1-vjeçare në burg me nënën, e reja shqiptare u arrestua në kthim nga Gjermania E reja shqiptare arrestohet pas kthimit nga Gjermania, foshnja 1-vjeçare me të... -
Gjermani
Flamur dhe Leonora Bogaj, çifti shqiptar që po sfidon stereotipet në industrinë e ndërtimit në Gjermani -
11-vjeçari Triumf Lupçi shkëlqen në arenën ndërkombëtare të pianos, ftohet të performojë në Mozarthaus të Vjenës -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës
Jeta në Zvicër
-
Ku qëndron frangu në raport me euron dhe dollarin? Monedha zvicerane mbetet ndër më të fortat në botë, ndërsa euro dhe sidomos dollari kanë humbur... -
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë












