Lajme
Prej sot, testet e shpejta të koronës në Zvicër janë falas
Kostoja e zgjerimit të strategjisë së testeve për vitin 2021 vlerësohet të jetë mbi 1 miliard CHF. Bazë ligjore për këtë është ligji Covid-19, i cili është i kufizuar deri në fund të vitit
Siç është paralajmëruar javë më parë, duke filluar nga dita e sotme, 15 mars, testet e shpejta të koronës janë falas për të gjithë në Zvicër – pavarësisht nëse kanë ose jo simptoma. Për Këshillin Federal, ofensiva provuese është një hap i rëndësishëm drejt zbutjes së mëtejshme të masave të koronës, shkruan albinfo.ch.
Sic raporton srf.ch që nga sot, Qeveria federale do të mbulojë gjithashtu kostot për teste të shpejta në të gjitha lokalet e testimit, të miratuara më parë në përputhje me kostot e aprovuara për testet PCR, transmeton albinfo.ch. Edhe më tutje do të paguhen nga të testuarit vetëm testet PCR që kërkohen për hyrje në një vend tjetër.
Deri dje, Qeveria Federale financonte testet për njerëzit me simptoma, por edhe për ata pa simptoma në shtëpitë e të moshuarve, si dhe në raste të veçanta, për të luftuar shpërthimet lokale.
Parashihen testime të përsëritura në kompani dhe shkolla: Popullata mobile, nëpër kompani dhe shkolla duhet të testohet në mënyrë të përsëritur, duke përdorur mostra “të bashkuara” të pështymës, përcjell albinfo.ch. Në këtë formë të testimit, mostrat e atyre që testohen nuk analizohen individualisht, por në një mostër të vetme kolektive.
Kantonet duhet të jenë në gjendje të lirojnë nga detyrimi i karantinës personat e kontaktit në ndërmarrjet që testojnë shpesh.
Vetë-teste për të gjithë: Këshilli Federal gjithashtu synon të lehtësojë qasjen në vetë-testim. Të gjithë njerëzit duhet të jenë në gjendje të vetë-testohen rregullisht, edhe nëse nuk kanë simptoma. Secilit person duhet t`i mundësohet të marrë pesë vetë-teste në muaj.
Këshilli Federal propozon që qeveria federale të mbulojë gjithashtu kostot për të gjitha testet e shpejta në farmaci dhe qendrat e testimeve. Ky rregull zbatohet gjithashtu për udhëtarët ndërkufitarë.
Kostoja e zgjerimit të strategjisë së testeve për vitin 2021 vlerësohet të jetë mbi 1 miliard CHF. Bazë ligjore për këtë është ligji Covid-19, i cili është i kufizuar deri në fund të vitit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













