Lajme
Restorantet në Zvicër mund të hapen përsëri javën e ardhshme
Nëse ndodh, do të lejohen maksimumi katër mysafirë për tryezë dhe do të kërkohet mbledhja e të dhënave nga secili person
Këshilli Federal ka shprtehur qëndrimin se tarracat e restoranteve dhe bareve mund të hapen përsëri më 22 mars nëse e lejon situata epidemiologjike. Nëse ndodh, do të lejohen maksimumi katër mysafirë për tryezë dhe do të kërkohet mbledhja e të dhënave nga secili person, transmeton albinfo.ch.
Rihapja e kinemave, teatrove dhe sallave të koncerteve, me deri në 50 spektatorë (dhe maksimumi një e treta e kapacitetit), do të lejohet për sa kohë që pjesëmarrësit janë të maskuar dhe një vend i zbrazët është ndërmjet secilit person.
Ngjarjet në natyrë mund të zhvillohen me deri në 150 spektatorë.
Takimet në hapësirën e brendshme private do të lejohen për deri në 10 persona.
Do të hapen edhe ambientet e fitnesit, por pishinat dhe llixhat do të mbesin të mbyllura.
Vendimi përfundimtar për këto rihapje do të merret në 19 mars. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Më pak njerëz punojnë në sektorin kulturor në Zvicër Rreth 282,000 persona ishin të punësuar në sektorin kulturor në Zvicër në vitin 2025, 4.8% më... -
Marrëveshjet Zvicër-BE mund të jenë subjekt i shumicës së dyfishtë të popullit dhe kantoneve -
Gruaja zvicerane vdes pas një aksidenti me furgon shpërndarjeje pa shofer në Cyrih -
Sulmuan një turist në Locarno, katër të arrestuar -
Niset peticion në Zvicër kundër antenave Starlink














