Maqedonia
Kryediplomati i RMV, Bujar Osmani, u takua me mërgimtarët në Valis
Qëllimi i vizitës ishte që ministri të njihet për së afërmi me realitetin e mërgatës si dhe me ecurinë e regjistrimit të popullatës
Pas takimit që ka pasur me ministrin e jashtëm të Zvicrës, Ignazio Cassis, ministri i punëve të jashtme dhe i Diasporës i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot në ambientet e Qendrës Kulturore -Islamike në Sion u prit nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë në këtë pjesë të Zvicrës.
Ai ishte aty së bashku me delegacionin që e shoqëronte: Z.Belevski – drejtor për marrëdhënie bileterale me shtetet e Europës si dhe ambasadori i Maqedonis së Veriut në Bernë Z.Kenan Ramadani,
Qëllimi i vizitës ishte që ministri të njihet për së afërmi me realitetin e mërgatës si dhe me ecurinë e regjistrimit të popullatës.
Në kantonin e Valisit falë angazhimit të udhëheqësve dhe imamëve të Qendrës së Sionit dhe të asaj të Vispit që pas shpalljes zyrtare të linkut për regjistrim ka filluar të funksionojë ekipi që ndihmon bashkatdhetarët në procesin e plotësimit online të formularëve për regjistrim.
Krahas temës së regjistrimit, në bashkëbisedim me ministrin Z.Osmani u shtruan edhe pyetje të tjera që kanë të bëjn me shërbimet më efikase që mund të ofrojë kjo ministri nëpërmjet ambasadës së saj në Bernë.
Pyetjet kishin të bëjnë me mundësinë e nxjerrjes së dokumenteve personale në ambasada;
Ndihmën që fëmijt tanë të kenë mundësi të pajisen me literaturë amëtare që të ndjekin mësimet këtu; Mundësia që Qeveria jonë në bashkëpunim me kompanitë e fluturimeve të mundësojë hapjen e linjës Sion-Shkup sëpaku një herë në javë që do të ishte një ndihmesë e madhe për mijëra bashkatdhetarë që jetojnë në këtë kanton dhe kantonet e afërta;
Takimi u zhvillua konform respektimit të distancës dhe masave tjera të parapara me ligj, raporton albinfo.ch
Ministri Z.Bujar Osmani dha sqarime për të gjitha çështjet që u shtruan gjatë bashkëbisedimit si dhe u zotua se do t`i marrë në konsideratë kërkesat tona.
Për informacion ju përcjellim linkun për regjistrim:
www.census.stat.gov.mk
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën













