Kosova
Deputetët e LDK-së të ndarë: pro dhe kundër votimit të Vjosa Osmanit për presidente
Me gjithë dallimet në parti, kryetari Lumir Abdixhiku, të mërkurën, ka thënë se vendimet e shumicës do të vlejnë për të gjithë
Në pritje të vendimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës është kandidatja për presidente, Vjosa Osmani.
Me gjithë sinjalet pozitive të dhëna nga LDK-ja pas takimit me Osmanin, një ditë më parë, për votimin e saj kanë qëndrime të ndryshme në parti.
Sipas burimeve të KOHËS, janë së paku 2 deputetë të cilët janë duke refuzuar që LDK-ja të votojë për Vjosa Osmanin. Jo e sigurt është edhe pjesëmarrja e Behgjet Pacollit, pjesë e grupit të LDK-së, për shkak se ai nuk gjendet në Kosovë, përcjell Albinfo.ch.
KOHA ka provuar të kontaktojë me deputetët e LDK-së lidhur me këtë çështje, por ata kanë qenë të paqasshëm.
Se në LDK ka qëndrime të ndryshme lidhur me votimin apo jo të Osmanit për presidente, e ka pranuar edhe nënkryetarja Shqipe Mjekiqi.
“Ka mendime të ndryshme, mirëpo kjo është e natyrshme në secilën kryesi të partive, në secilin këshill të përgjithshëm, ka mendime të ndryshme. Ajo për çfarë ne po punojmë tani është për të arritur një qëndrim unifikues, pavarësisht zërave të ndryshëm. Që të dalim me një qëndrim të përbashkët, por kjo varet edhe nga disa takime të paktën edhe një tjetër që pritet të ketë lidershipi ynë me Osmanin”, ka thënë Mjekiqi.
Vendimi i LDK-së për votimin e ish-nënkryetares së kësaj partie për presidente, sipas Imer Mushkolajt, do të jetë një sprovë edhe për kryetarin e ri.
“Është test për LDK-në për shkak se është një vendim strategjik që partia duhet ta marrë me idenë se çka përfiton elektoralisht nga ky vendim, por po ashtu duke pasur po ashtu edhe mospajtimet brenda grupit parlamentar të LDK-së është një test edhe për kryetarin Abdixhiku se si do t’i qaset kësaj çështje, se sa ai e ka fuqinë sa të arrijë që grupi parlamentar të jetë unik pro ose kundër votimit të zonjës Osmani presidente”, ka deklaruar Mushkolaj.
Me gjithë dallimet në parti, kryetari Lumir Abdixhiku, të mërkurën, ka thënë se vendimet e shumicës do të vlejnë për të gjithë.
“S`mund të ketë qëndrime individuale. LDK-ja është parti që vendimet i merr në organet e saja më të larta dhe më pas këto vendime i komunikohen grupit parlamentar gjithmonë në konsultim me ta, synojmë të jemi unik dhe që vendimet e shumicës në LDK të vlejnë për të gjithë”, ka thënë ai.
Zgjedhja e Osmanit në krye të shtetit varet nga pjesëmarrja në votim e deputetëve të LDK-së. Kjo pasi, në rast se dështon zgjedhja e saj në dy tentimet e para, atëherë për t`u zgjedhur me 61 vota në votim duhet të marrin pjesë 80 deputetë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej













