Lajme
“Pasaporta e vaksinimit” mund t`ua “djegë” pushimet verore zviceranëve
Pasi duhet pritur dy javë, nëse doza e dytë e vaksinës nuk injektohet deri në korrik, pushimet e verës mund të jenë "djegur"
Të gjithë ata që vaksinohen në Zvicër marrin një certifikatë (“pasaportë”) vaksinimi. Mirëpo, siç merret vesh kjo do të lëshohet vetëm dy javë pas dozës së dytë të vaksinimit, shkruan Tages Anzeiger.
Kështu, bëse dëshironi të shkoni jashtë vendit me një çertifikatë vaksinimi gjatë pushimeve verore, do të ju duhet të keni durim, transmeton albinfo.ch.
Siç është premtuar nga qeveria, të gjithë ata që duan të vaksinohen, do të mund ta bëjnë këtë deri në fund të korrikut. Atëherë, ata që do të kenë një certifikatë vaksinimi, duhet të jenë në gjendje të udhëtojnë pa problem jashtë vendit.
Por problemi është se kjo certifikatë vaksinimi do të jetë në dispozicion vetëm dy javë pas dozës së dytë të vaksinimit.
Kjo, për shkakun se vetëm pas kalimit të kësaj kohe dikush konsiderohet plotësisht i vaksinuar, konfirmon Zyra Federale e Shëndetit Publik BAG për gazetën “Tages-Anzeiger”.
Me fjalë të tjera, nëse doza e dytë e vaksinës nuk injektohet deri në korrik, pushimet e verës mund të jenë “djegur” tashmë, përcjell albinfo.ch. Kjo mund të ndodhë, kur dihet se në shumë vende të Zvicrës, pushimet shkollore mbarojnë në mes të gushtit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













