Shqipëria
Rama ndërpret sot aktivitetet elektorale në nderim të ish-kryeministrit Fino
Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se sot do të ndërpresë aktivitetet elektorale, në nderim dhe kujtim të ish-kryeministrit të Shqipërisë dhe deputetit socialist, Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare, përcjell albinfo.ch.
Rama, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar duke thënë se nuk ka fjalë për të shkruar për Finon, teksa shtoi se i duket e pabesueshme që ai nuk jeton më.
“E pabesueshme, por fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë, Bashkim Fino, nuk jeton më! Nuk kam fjalë”, ka shkruar Rama për vdekjen e deputetit Fino.
Për shkak të vdekjes së Finos, Rama ka thënë se aktivitetet elektorale do të ndalen.
“Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur?”, shkruan Rama.
Ai ishte prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar. Një ditë më parë ai humbi nënën e tij.
Bashkim Fino ka një karrierë të gjatë politike dhe të hershme në Partinë Socialiste.
Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik.
Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe zëvendëskryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa, në periudhën 2004, ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.
Bashkim Fino në prill të vitit 2016 u zgjodh Sekretar për Organizimin Administrativ në Partinë Socialiste me 260 vota.
Fino ka mbajtur gjithashtu dhe disa poste ministrore. Ai prej vitesh është deputet i Parlamentit një figurë dhe zë i spikatur.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër















