Lajme
Vaksinohet Kurti dhe jep mesazhin e tij për të gjithë qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë i pari në vend vaksinën anti-COVID të AstraZenecas.
Pas marrjes së vaksinës anti-COVID, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar për media se me shembullin e tij ka dashur t’i inkurajojë edhe qytetarët e tjerë që të vaksinohen dhe të heqin dilemat për vaksinat.
“Si kryeministër nuk jam këtu që ta shfrytëzoj privilegjin që të vaksinohem, por të inkurajoj të gjithë qytetarët të vaksinohen, meqenëse mbrëmë ka ardhur kontingjenti i parë i vaksinave, do të kemi edhe vaksina të tjera dhe do të përpiqemi maksimalisht që sa më shpejt dhe sa më shumë qytetarë të vaksinojmë. Me shembullin tim dua t’i inkurajoj të gjithë qytetarët të vaksinohen dhe të heqin dilemat. Vaksinimi është i nevojshëm, po përballemi me një pandemi të vështirë dhe zgjidhja përfundimtare është vaksinimi i popullsisë ”, ka deklaruar ai.
Kurti ka thënë se do të vazhdohet me vaksinimin e personelit shëndetësor, me të moshuarit e pastaj qytetarë të tjerë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet Investim 90 milionësh i SBB-së për trenat me dy kate... -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil












