Lajme
Nuk ka bllokim trafiku në Gotthard, sepse mungojnë gjermanët dhe holandezët
Është raportuar një kolonë prej 3 kilometrash të makinave të enjten në mbrëmje - që nuk mund të krahasohet me 10 deri 15 kilometrat "normale" para vitit 2020
Në prag të çdo feste, zviceranët, por edhe fqinjët e tyre veriorë, ia mësyjnë jugut me diell.
Dhe, duke qenë se pothuaj të gjitha rrugët drejt jugut, Ticinos, i bien nëpër tunelin e Gotthard-it, kolonat dhe bllokimi i rrugëve është të thuash i paraprogramuar, shkruan albinfo.ch.
Por sivjet vjen një lajm i mirë për të gjithë ata që pëlqejnë Ticinon dhe nuk e pëlqejnë bllokimin e trafikut: bllokime të mëdha ose kolona të gjata të Pashkëve në Gotthard nuk do të ndodhin në vitin 2021, sikundër nuk kishin ndodhur as në vitin 2020, për shkak të pandemisë, shkruan 20minuten.ch.
TCS (Touring Club Schweiz) ka raportuar një kolonë prej 3 kilometrash të makinave të enjten në mbrëmje – një gjatësi që nuk mund të krahasohet me 10 deri 15 kilometrat që ishin normale në vitet para vitit 2020.
Por, megjithatë ka pak më shumë makina se në vitin 2020, kur nuk kishte fare bllokime të trafikut në rrugën drejt jugut gjatë bllokimit të Pashkëve.
Angela Pasquariello nga Viasuisse e thotë për 20minuten arsyen e qetësisë në Gotthard. “Nuk është krejtësisht e papritur. Mungojnë gjermanët dhe holandezët, të cilët zakonisht kalojnë me makina nëpër Gotthard gjatë Pashkëve dhe më pas shkojnë në Itali”.
“Tani jemi kuriozë të shohim si do të duket pas Pashkëve, nëse të gjithë zviceranët gjermanofonë do të nisen menjëherë në Ticino”, thotë Pasquariello. Bllokime të gjata të trafikut gjithashtu nuk priten as për udhëtimin e kthimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar















