Lajme
Deri sot, 6.7% e zviceranëve i kanë marrë të dy dozat e vaksinës
Shprehur në shifra, deri më tani më shumë se 576,000 njerëz janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19
Në Zvicër deri të mërkurën, mbi 576,000 njerëz janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19.
Kjo do të thotë se kaq është numri i atyre që kanë marrë të dy dozat e vaksinës, shkruan Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në njoftimin që e publikoi sonte në faqen e saj të internetit, raporton srf.ch.
Shprehur në përqindje, deri të mërkurën, 6.7 për qind e popullsisë ishin vaksinuar në tërësi, transmeton albinfo.ch.
Përveç kësaj, 389,000 njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinimit.
Në javën e kaluar, sipas BAG, shkalla e vaksinimit është rritur për 17 për qind krahasuar me javën e mëparshme. Mesatarisht gjatë asaj jave janë vaksinuar rreth 28,000 persona në ditë.
Deri më tani në të gjitha kantonet dhe në Principatën e Lihtenshtajnit janë dorëzuar gjithsej 2’063’550 doza të vaksinimit kundër koronës.
Nga këto, janë injektuar 1,542,286 doza.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













