Kosova
Reshitaj: Është historike që për herë të dytë një grua zgjidhet presidente
Albena Reshitaj nuk ka frikë se do të përjashtohet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, ka thënë se në rast që partia e saj vendos për përjashtim atëherë ajo do ta ushtrojë detyrën e deputetes si e pavarur.
Reshitaj ishte deputetja e vetme e AAK-së që mori pjesë në seancën për votimin e presidentit, pavarësisht se lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, kishte thënë se nuk do të marrin pjesë në seancë.
“Mendoj që është një moment historik meqë për herë të dytë u zgjedh një presidente grua. Mund ta them me shumë bindje për herë të parë në histori të vendit kemi lënë jashtë ndikimin e Beogradit. Unë jam pjesë e AAK-së. Nëse më përjashtojnë do të jem kandidate e pavarun por nuk e besoj që do të ndodhë kjo. Ky ka qenë vendimi im”, u shpreh Reshitaj, raportojnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














