Lajme
Një kompani zvicerane teston robotët për dezinfektimin e avionëve
Roboti, i cili vret viruset me dritë ultraviolete, po testohet në aeroplanët zviceranë për të kthyer besimin e pasagjerëve dhe për të ringjallur industrinë e aviacionit, e cila vuan nga pasojat e pandemisë Covid 19.
Reuters raporton se kompania zvicerane UVeya aktualisht po kryen prova të tilla me robotin e tyre dhe kompaninë e aeroportit “Dna” në avionët e “Embraer” dhe “Helvetic Airways”, një kompani ajrore charter në pronësi të miliarderit zviceran, Martin Ebner.
“Prodhuesit e avionëve duhet të vlerësojnë më tej këto pajisje dhe të studiojnë efektin e dritës së tyre Ultra Violete në rreshtimet e brendshme, të cilat mund të zbehen pas shumë dezinfektimesh,” tha bashkëthemeluesi i Uweja Zodok Elmiji, përcjell albinfo.ch.
Ai shpreson që robotët e tyre pastrues mund të zvogëlojnë frikën e njerëzve nga fluturimi, edhe pse qarkullon Covid 19, sepse, thotë ai, kjo është një teknologji e provuar që është përdorur për më shumë se 50 vjet në spitale dhe laboratorë dhe është shumë efektive dhe nuk lë gjurmë.
Elmiji thotë se një robot mund të dezinfektojë një avion më të vogël në 13 minuta nga fillimi në fund, ndërsa avionët më të mëdhenj do të marrin më shumë kohë.
Agjencia raporton se ekipi i tij deri më tani ka bërë tre prototipa, njëra prej të cilave u demonstrua në një aeroplan të Helvetica në aeroportin e Cyrihut, ku qarkullimi ra me 75% vitin e kaluar.
Drejtuesit e DNA shpresojnë që prodhuesit e avionëve të miratojnë robotët dhe Elmiji vlerëson se ato mund të kushtojnë rreth 15 mijë franga zviceranë ndërsa qeveritë kërkojnë masa të reja për të siguruar që pasagjerët në aeroplan të mbrohen nga infeksioni, tha Reuters.
https://www.reuters.com/video/?videoId=OVE6P5VMN&jwsource=em
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis trajnime të reja profesionale në inteligjencën artificiale Qeveria zvicerane po i merr në konsideratë teknologjitë e reja në zhvillimin e trajnimit profesional. Ajo... -
Zvicër: Skuterët elektrikë mund të përballen me rregulla të reja -
Falimenton “Güggeli-Express”, mbyllen të gjitha pikat e shitjes në Cyrih dhe rrethinë -
Gjykata i jep të drejtë gruas së cilës iu mohua shtetësia zvicerane për këtë arsye -
Studimi: Cyrihu ndër qytetet më problematike në Evropë për vozitje










