Tematike
7 vjet dëbim për kosovarin, ka vjedhur 115 pako me vlerë prej 44.000 frangash
Meqenëse vjedhja e konstatuar bën pjesë në deliktetet e ashtuquajtura "të katalogut", krahas dënimit, është i detyrueshëm edhe dëbimi nga Zvicra
Gjykata e Qarkut në Pfäffikon të Cyrihut ka dënuar një kosovar 44 vjeçar me një dënim me burg me kusht prej 16 muajsh për vjedhje masive, katër muaj më shumë se që kishte kërkuar prokurori, shkruan 20minuten.ch. Veç kësaj ai është dënuar edhe me dëbim 7 vjeçar nga Zvicra.
Meqenëse vjedhja e konstatuar bën pjesë në deliktetet e ashtuquajtura “të katalogut”, krahas dënimit, është i detyrueshëm edhe dëbimi nga Zvicra, transmeton albinfo.ch.
Pasi ai deri tani ka qëndruar në burg për gati një vit, ai do t`i dorëzohet zyrës së emigracionit për dëbim. Ai tani do të krijojë familje me partneren e tij aktuale në Kosovë, është shprehur babai i divorcuar i dy fëmijëve.
Kosovari ka jetuar dhe punuar në Zvicër që nga viti 2009 pa leje qëndrimi apo pune, kryesisht në Gjenevë. Ai kishte punuar më parë si punëtor i pa kualifikuar, ngjyrosës dhe shtrues pllakash. Sipas avokatit të tij, megjithatë, ai ishte regjistruar në kompaninë e sigurimeve shëndetësore dhe AHV në Gjenevë dhe për këtë kishte menduar se ishte me qëndrim të rregullt në Zvicër.
Siç ka shkruar edhe albinfo.ch, 44-vjeçari që punonte për një shërbim privat postar (korier) nuk ka dorëzuar në destinim mbi njëqind paketa. Për më tepër, ai i ka përvetësuar ose i ka shitur ato.
Në shtatë faqe, aktakuza radhit të gjitha mallrat që ishin në 115 pakot të cilat 44-vjeçari nuk ua ka dorëzuar marrësve por i ka grumbulluar në shtëpinë e tij, transmeton albinfo.ch. Aty përfshihen: veshje të grave dhe të burrave, syze dielli, vathë, termometra zgare, çizme gome, atlete etj.
Nga janari deri në arrestimin e tij, në fillim të korrikut 2020, ai i kishte bërë turnetë e tij të punës të shtunave në zonat e komunave të Kantonit të Cyrihut, si: Nürensdorf, Wangen dhe Brüten.
Ai ka punuar për një shërbim korrier privat që shpërndan paketat në emër të Swiss Post. Vlera e mallit të vjedhur në këtë mënyrë ka qenë rreth 44,000 franga.
I pyetur nga gjykatësi përse nuk i kishte dorëzuar paketat, ai pati një përgjigje të çuditshme: “Nga zhgënjimi dhe zemërimi, sepse nuk gjeja adresën e dorëzimit”.
Në atë kohë ai sapo kishte ardhur nga Gjeneva për të jetuar në Cyrih dhe nuk i njihte rrugët përkatëse, përcjell albinfo.ch. Kjo është arsyeja pse ai kryesisht i mbante paketat në shtëpi dhe shiste një pjesë të vogël të tyre.
“Pasi i kisha grumbulluar mallrat në banesën time, nuk dija çfarë të bëja me to”. Ai ndihet keq dhe betohet se nuk do të bëjë kurrë më diçka të tillë në jetë.
44-vjeçari nuk kishte asnjë problem me dënimin me burg: “Unë do të kisha pranuar një dënim më të gjatë, ndihem fajtor”, përcjell albinfo.ch. Por, kur gjykatësi përmendi dëbimin shtatë-vjeçar nga vendi, ai është shprehur: “Unë nuk mund të kthehem në Kosovë, më jepni edhe një shans tjetër”.
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026











