Lajme
Bankat, edhe në kohë krize me profit
Bankat vitin e kaluar, përkundër krizës së shkaktuar nga pandemia dhe më shumë treguesve të tjerë ekonomik në rënie, kanë shënuar të ardhura prej 376 milionë euro dhe fitim prej 118 milionë euro.
Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se të ardhurat e bankave kryesisht vijnë nga dallimet midis kamatave të kursimeve dhe kamatave të kredive, apo prej neto dallimit të kamatave. Në strukturën e të ardhurave të përgjithshme të bankave në vend, me 62.6 për qind dominojnë kamatat, që paraqet një ulje prej 2 për qind në raport me një vit më parë. Të ardhura të larta janë arkëtuar – 20 për qind, edhe nga kompensimet apo provizionet e ndryshme, ndërkohë që 17.3 për qind vijnë nga të ardhurat e tjera.
E shprehur në të holla, kjo do të thotë se bankat kanë shënuar të ardhura neto prej kamatave prej 245 milionë euro, që edhe vitet e kaluara kjo kategori ka dominuar në të ardhurat e përgjithshme të bankave në vend. Nga kompensimet dhe provizionet e ndryshme për pagesat e faturave, mirëmbajtjen e llogarive dhe të ngjashme, të ardhurat kanë arritur në 79 milionë euro, ndërsa fitime solide janë realizuar edhe nga shitblerja e devizave me 17 milionë euro. Të ardhura janë realizuar edhe prej shitjes së pronave me 35 milionë euro.
Mirëpo, në punën e tyre, bankat kanë edhe harxhime të ndryshme që përllogariten në totalin e të ardhurave dhe në fund – edhe të fitimit, pas anulimit të kostos së punës. Në nivel të sistemit bankier vendor harxhimet për të punësuarit marrin pjesë me afër 31 për qind, 24.6 për qind marrin pjesë harxhimet e përgjithshme dhe administrative të bankave.
Harxhimet për anulimin e vlerës të mjeteve financiare dhe jofinanciare ose përllogaritja e humbjes eventuale nga kreditë e miratuara apo kreditë me vështirësi të kthimit, kanë qenë me vlerën prej afër 27 për qind. Harxhimet e tjera kanë qenë amortizimi me 6.4 për qind, premia e sigurimit të depozitave me 4.2 për qind etj. E shprehur në të holla, kjo do të thotë se bankat për pagat e të punësuarve kanë harxhuar 84 milionë euro, për amortizim kanë harxhuar 18 milionë euro, 87 milionë euro kanë qenë derdhje në bazë të harxhimeve të tjera të veprimtarisë së tyre, ndërsa shkalla e kthimit të kapitalit mesatar dhe rezervave në vitin e kaluar ka arritur në 11.3 për qind, transmeton koha.mk, përcjell Albinfo.ch.
Analiza e Bankës Qendrore tregojnë se po përmirësohet edhe produktiviteti për një të punësuar. Kjo është e dukshme tek pjesa më e madhe e bankave. Dallimet tek bankat në këtë kategori ndryshojnë nga 31.8 milionë denarë produktivitet për një të punësuar deri në 191.9 milionë denarë për një të punësuar. “Në vitin 2020 nuk ka pasur ndryshime më të mëdha në strukturën e pronësisë së bankave, sipas origjinës gjeografike të aksionarëve të huaj. Edhe më tej në sektorin bankier vendor dominojnë aksionarët nga Bashkimi Evropian. Me pjesëmarrje më të lartë në kapitalin e përgjithshëm të aksionarëve nga Greqia me 20.8 për qind, nga Sllovenia me 15.2 për qind dhe nga Austria me 11.5 për qind. Njëherësh i dukshëm është edhe përfaqësimi i aksionarëve nga Turqia me 12.6 për qind”, tregon analiza e Bankës Popullore.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike Parukierja në Bernë, Geraldine Scherler ka “guxuar” me një kombinim të pazakontë. Pse të zgjidhni midis...
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla