Lajme
Magazina albinfo.ch ju shoqëron në fluturimet drejt Atdheut
Albinfo.ch do të jetë e disponueshme në aeroplanët e Kompanisë Ajrore Chair, në të gjitha fluturimet nga Cyrihu, Gjeneva e Bazeli në drejtim të Prishtinës, Shkupit dhe Ohrit si dhe ansjelltas
Airprishtina me kompaninë e saj të fluturimeve CHAIR, u mundëson pasagjerëve të saj të lexojnë sërish revistën Albinfo.ch edhe gjatë fluturimeve të tyre në vendlindje.
Numri më i ri i magazinës albinfo.ch, duke filluar nga sot, është në duart e lexuesve.
Këtë numër, krahas larmisë së temave nga sfera të ndryshme të jetës, e karakterizon përpjekja për trajtimin e shëndetit mental të njerëzve gjatë pandemisë. Bëhet fjalë për një grup tematik të fokusuar kryesisht në diasporën shqiptare të Zvicrës por edhe me gjerë.
Në këtë kontekst, albinfo.ch ka intervistuar një numër të psikiatërve dhe psikologëve shqiptarë nga diaspora dhe nga Kosova. Ata, secili nga këndvështrimi i vet, kanë trajtuar ndikimin e pandemisë aktuale të koronavirusit në psikën e njeriut. E përbashkëta që del nga këto intervista është se, jo vetëm trupi por edhe shpirti i njeriut vuan nga pandemia.
Po ashtu të intervistuarit japin të dhëna rreth specifikave që kanë pacientët shqiptarë të diasporës lidhur me qasjen ndaj sëmundjeve psikike. Sipas tyre, me gjithë avancimin evident, ende ka stigmatizim nga shoqëria shqiptare, të atyre që kërkojnë ndihmën e psikiatrit.
Krahas temës së përmendur qendrore, në këtë numër të albinfo.ch mund të gjeni edhe shumë tekste që kryesisht pasqyrojnë sfera të ndryshme të jetës në diasporë.
Magazina albinfo.ch mund të gjendet dhe të merret falas, në të gjitha ambientet ku frekuentojnë shqiptarët në Zvicër.
Për fund, një sihariq: Me hapjen e perspektivës së fluturimeve drejt vendlindjes, duke (ri)filluar nga ky numër magazina jonë do të ju shoqërojë sërish gjatë fluturimit për në atdhe. Më saktë: me fillim në javën e ardhshme, albinfo.ch do të jetë e disponueshme në aeroplanët e Kompanisë Ajrore Chair, në të gjitha fluturimet nga Cyrihu, Gjeneva e Bazeli në drejtim të Prishtinës, Shkupit dhe Ohrit si dhe ansjelltas.
Lexoni revsitat online:
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg Në Gjenevë, personat që nuk kanë mundësi financiare për të paguar gjobat nuk do të dërgohen... -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana -
Cyrihu tenton sërish rritjen e pagave për politikanët lokalë, pas refuzimit nga qytetarët -
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave?















