Lajme
UNICEF i kërkon Britanisë të dhurojë 20 përqid te dozave të vaksinës
UNICEF i ka kërkuar qeverisë britanike të dhurojë të paktën 20% të vaksinave të saj antiCOVID-19 në vendet me nevojë urgjente deri në mes të verës për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të varianteve të virusit.
“UNICEF UK i bën thirrje qeverisë britanike të udhëheqë me shembull duke u zotuar të ndajë 20% të furnizimit të saj të vaksinave me COVAX nga qershori”, tha ajo në një deklaratë, transmeton AA, përcjell Albinfo.ch.
“Nëse Britania nuk fillon urgjentisht të ndajë dozat e saj në dispozicion për të siguruar që edhe vende të tjera në botë të jenë të mbrojtura nga virusi, Britania nuk do të jetë e sigurt nga COVID-19. Suksesi i përdorimit të vaksinave tona mund të përmbyset dhe NHS mund të luftojë një valë tjetër të virusit për shkak të mutacioneve vdekjeprurëse”, tha drejtoresha e avokimit për degën britanike të agjencisë, Joanna Rea.
Agjencia e OKB-së argumentoi se Britania do të ketë doza të mjaftueshme për të vaksinuar plotësisht çdo të rritur në vend deri në fund të këtij korriku dhe me dozat rezervë të mbetura në arsenalin e saj ajo gjithashtu do të jetë në gjendje të vaksinojë plotësisht edhe 50 milionë persona të tjerë në të gjithë botën.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













