Kosova
Falet Fitër Bajrami, kërkohet kujdes maksimal gjatë vizitave
Është parë numër i madh i qytetarëve qe kanë kryer këtë ritual fetar
Në Xhaminë e Madhe “Sulltan Mehmet Fati”, në Prishtinë, është bërë falja e namazit të Fitër Bajramit, transmeton albinfo.ch.
Është parë numër i madh i qytetarëve që kanë kryer këtë ritual fetar, kurse brenda objektit të xhamisë është kërkuar vazhdimisht respkektimi i distancës.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, me këtë rast tha se ka uruat të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit.
Sipas tij, feja islame angazhohet në formimin e një shoqëri të shëndoshë e humane, prandaj nëse njeriu lufton drejt për këtë, do të shërbejë për të mirën e shoqërisë.
Po ashtu, Tërnava shtoi se kjo festë kultivon më së miri ndjesinë e besnikërisë e bujarisë. Ai ka uruar që sa më shpejt të përfundojë edhe pandemia që ka kapluar gjithë botë.
Madje ai ka bërë thirrje për kujdes maksimal gjatë vizitave gjatë festës së Fitër Bajramit.
“Falënderojmë Allahut me ndihëm e të cilit arritëm ta kalojmë muajin e Ramazanit. Jemi bashkë në këtë ditë madhëshore për të festuar Fiter Bajramit. Muji i Ramazanit na mbajti të bashkuar në iftare e syfyre, me solidaritet e devotëshmëri”.
“Feja islame angazhohet në formimin e një shoqëri të shëndoshë e humane. Nëse njeriu lufton drejt këtë do të shërbejë për të mirën e shoqërisë. Sot kemi festë që na bashkon me miq e farefis”.
“Kjo festë ngrohë familjet e fëmijet tanë, kultivon më së miri ndjesinë e besnikërisë e bujarisë. Kjo festë shërben për ta ruajtur ekuilibrin tonë. Edhe këtë Bajram po e presim në pandemi që na ka shkatuar probleme të mëdha”.
“Urojmë që të shërohen sa më shpejt të infekuarit. Ju ftoj të bëni kujdes në vizita, sepse rreziku nga pandemia nuk ka kaluar. Urime Festa e Fiter Bajramit, shëndet e mbarësi”.
Kjo festë vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit myslimanë anembanë botës agjerojnë në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor










