Lajme
Ministri iranian anulon vizitën në Austri për shkak të vendosjes së flamurit izraelit
Zarif, pas vizitës në Spanjë, pritej të udhëtonte në Vjenë
Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, i cili ishte planifikuar të takohej me homologun e tij austriak Alexander Shallenberg, anuloi vizitën në Austri pasi në institucionet shtetërore të vendit ishin vendosur flamujt izraelitë.
Ministria e Jashtme austriake përmes një deklarate njoftoi se takimi i sotëm është anuluar.
Media, duke iu referuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, raportuan se vizita e Zarifit u anulua sepse flamujt izraelitë ishin vendosur në institucionet shtetërore austriake.
Zarif pas vizitës në Spanjë pritej të udhëtonte në Vjenë.
Nga ana tjetër, katër protesta në mbështetje të Palestinës, e cila ndodhet nën sulmet izraelite, që ishin planifikuar të mbahen në Vjenë, u anuluan pasi policia për arsye sigurie nuk lejoi tubimet. Po ashtu, janë shtuar masat e sigurisë në dhe rreth Ambasadës së Izraelit në Vjenë dhe sinagogat.
Lidhur me vendosjen e flamujve izraelitë në institucionet shtetërore në Austri, përskaj atyre të Iranit, ka reaguar edhe Turqia.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














