Lajme
Bazel: Një grua me flamur izraelit shfaqet në demonstratën pro Palestinës
Shumica e demonstruesve nuk kanë reaguar, por disa i janë përgjigjur provokimit dhe i janë afruar gruas me flamur, duke bërë që ajo të ikë nga sheshi
Të shtunën rreth orës 15, rreth 100 njerëz janë grumbulluar në Barfüsserplatz në Basel për të demonstruar kundër Izraelit. Shkas për këtë tubim ishte përshkallëzimi i fundit në konfliktin në Lindjen e Mesme, raporton 20minuten.ch.
Janë skanduar parulla të ndryshme në arabisht, anglisht dhe gjermanisht. Është dëgjuar veç tjerash edhe sllogani “Palestina do të jetë e lirë, nga lumi në det”, i popullarizuar në mesin e nacionalistëve palestinezë.
Sipas tij, kërkohet një shtet palestinez nga lumi Jordan në Detin Mesdhe, i cili përfshin pjesë të mëdha të territorit shtetëror izraelit. Izraelitët janë etiketuar nga demonstruesit si terroristë.
Në orën 16 është shfaqur një grua me flamur të Izraelit në sheshin ku po protestohej. Ndërsa shumica e demonstruesve nuk kanë reaguar, disa i janë përgjigjur provokimit dhe i janë afruar gruas me flamur, duke bërë që ajo të ikë nga sheshi.
Disa demonstrues më pas e kanë ndjekur atë, por janë ndaluar nga bashkëdemonstruesit, të cilët kanë bërë thirrje për mosreagim.
Sipas dëshmitarëve okularë, gruaja ka kërkuar kontakt me policinë.
Protesta të ngjashme janë mbajtur sot edhe në Cyrih dhe në Bazel.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë Lokalet do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës për ndeshjen historike të Zvicrës në Botëror... -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën












