Lajme
Itali: Nëntë persona humbin jetën nga përplasja e teleferikut
Sipas mediave italiane, është ende e paqartë nëse në bord ndodheshin gjithsej 11 apo 12 persona
Në anën italiane të Liqenit Lago Maggiore (të cilin, Italia e ndan me Zvicrën) është përplasur teleferiku Stresa-Mottarone me të paktën 11 persona në bord. Deri më tani, dihet për nëntë të vdekur dhe 2 të lënduar nga kjo përplasje, shkruajnë mediat italiane dhe zvicerane. Brigada e zjarrfikësve dhe shpëtimi malor kanë qenë në vendin e ngjarjes.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 12.30
Sipas mediave italiane, është ende e paqartë nëse në bord ndodheshin gjithsej 11 apo 12 persona. Dy fëmijë të lenduar rëndë janë dërguar në spitalin Regina Margherita në Torino me helikopter shpëtimi.
Aksidenti thuhet të jetë shkaktuar nga këputja e një litari prej teli vetëm 300 metra para se teleferiku të mbërrinte në stacionin malor. Kabina u rrëzua në një zonë të pyllëzuar, të vështirë për t’u arritur, siç tregon një foto nga departamenti i zjarrfikësve, përcjell albinfo.ch. Brigada e zjarrfikësve dhe punonjësit e tjerë të shpëtimit janë në vend – dy helikopterë gjithashtu kanë qenë në veprim.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern











