Shqipëria
Turizmi shqiptar ‘po vuan’ për punëtorë
Ky ishte një nga shqetësimet e njërit prej pronarëve të resortit më të madh në Durrës
Me hapjen e sezonit turistik në Shqipëri, sipas operatorëve të shumtë turistikë, vijnë dhe një sërë problemesh të mbartura ndër vite. Atyre iu mungon forca punëtore.
Për Albanian Post, operatorët thonë se “me çeljen e sezonit turistik, hasim në mungesën e një stafi”.
Sipas tyre, pandemia solli një sërë problemesh, por tanimë “nuk është problemi ynë vetëm Covid-19, por mungesa e një stafi, që është kthyer në një problem shqetësues”, përcjell Albinfo.ch.
Ky ishte një nga shqetësimet e njërit prej pronarëve të resortit më të madh në Durrës.
Në fakt, sipas ekspertëve të ekonomisë, prej vitesh punësimi është konsideruar si një nga sfidat më të rëndësishme të çdo shoqërie, veçanërisht të atyre që kanë përjetuar periudhën e tranzicionit pas rënies së sistemit komunist.
Mungesa e infrastrukturës
Në vijim, pronari i resortit thotë se këtij ngërçi i shtohet edhe mungesa e infrastrukturës.
“Të rinjtë që jetojnë në Durrës nuk pranojnë të vijnë, kështu që ne i kemi hedhur sytë nga Kavaja, e cila ka një forcë punëtore”.
Por, sipas tij, duke qenë se nuk ka një linjë të mirëfilltë autobusësh, që ata të largohen në kohë, “punëtorët nuk pranojnë”.
Mungesa e kualifikimeve
Sektori i shërbimeve në hoteleri, bare dhe restorante në Qarkun e Durrësit ofron mbi tre mijë vende pune çdo vit.
Por më shumë se 90% e punonjësve nuk kanë asnjë kualifikim, u mungon dhe eksperienca.
Në një prononcim për AP-në, Zyra e Punës në Tiranë e konfirmon këtë, por bën me dije se shumica e të rinjve që janë të regjistruar si të papunë, nuk i pranojnë trajnimet profesionale, të cilat mund t’i përfitojnë falas.
Gjithashtu ajo bën me dije se pjesa më e madhe e të papunëve të regjistruar aty, vijnë nga kategori vulnerabile dhe se arsimi i tyre është nën atë 9-vjeçar.
Por çfarë thotë forca punëtore?
Sipas Mariglen Hurdhës, i cili punon si kamerier, thotë për AP-në se operatorët turistikë nuk po tregohen të sinqertë.
19-vjeçari tregon se gjatë sezonit të verës paguhen më shumë, por gjatë dimrit ata ndihen “të detyruar” të largohen nga puna në të cilën kanë investuar.
“Në periudhën e sezonit turistik kisha një pagë të lartë, ndërsa në sezonin e dimrit u largova nga puna pa asnjë paralajmërim”.
Por, Fatos Cerenishti, presidenti i një resorti në Golem, tregon sesi e ka gjetur ai zgjidhjen e këtij problemi për punonjësit e tij.
“Ne si resort gjatë sezonit turistik na duhen shumë punonjës, por gjatë dimrit situata ndryshon, çka është më se normale”, thotë ai.
Më tej, Cerenishti shpjegon se ka krijuar një bërthamë te punonjësit, të cilët gjatë verës fillojnë trajnimin për më të rinjtë.
Në këtë mënyrë, sipas tij, nuk krijohet vetëm një vend i ri pune, por edhe një “shkollë” për më të rinjtë.
Faktikisht në Shqipëri janë ngritur shkolla për të gjithë të rinjtë që dëshirojnë të profesionalizohen në fushën e turizmit. Ata mund të ndjekin Shkollën Profesionale Hoteleri-Turizëm në Tiranë.
Shkollat e turizmit në vendet që po marrim zhvillim turistik janë super të kërkuara dhe mjaft të rëndësishme.
Në këtë shkollë përgatiten afro 1 mijë nxënës çdo vit. Me investimin e kryer synohet rritja e numrit të nxënësve dhe realizimi i procesit mësimor.
Aty ata mund të gjejnë gjithçka për t’u formuar në drejtime të hoteleri-turizmit dhe teknologji ushqimore.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse Që nga 1 janari, tani është e mundur të blini energjinë elektrike direkt nga fqinjët tuaj... -
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura -
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar -
Rritet kriminaliteti në Graubünden












