Futboll
Kosovare Asllani sinjalizon vazhdimin e karrierës me Suedinë
Shtyhet pensionimi i Asllanit te Përfaqësuesja e Suedisë
Gjatë Kampionatit Evropian të kësaj vere, Kosovare Asllani kishte lënë të kuptohej se koha e saj te Përfaqësuesja e Suedisë po i afrohej fundit. Mirëpo, pas ndeshjes së fundit ndaj Francës të premten mbrëma, situata duket të ketë marrë një kthesë tjetër.
Në gjysmëfinalen e parë, të cilën Suedia e humbi 2:1, Asllani mban rolin e kapitenes, duke treguar edhe një herë se është ende një pikë referimi për ekipin kombëtar. 36-vjeçarja është futbollistja me përvojën më të madhe aktualisht në skuadër, pasi shumica e lojtareve të tjera të afirmuara tashmë janë pensionuar — përfshirë edhe bashkëlojtarën e saj të njohur, Magdalena Eriksson.
“Kam mbetur vetëm unë,” ka thënë Asllani me një buzëqeshje, në një intervistë të dhënë pas ndeshjes.
“E di që pyetjet për pensionim do të më përcjellin vazhdimisht, por unë ende e dua lojën, e dua shtetin dhe klubin tim. Ndihem shumë mirë fizikisht, ndaj përgjigjen për pensionimin do ta jap më vonë.”
Asllani theksoi se dëshiron të vazhdojë të luajë derisa të jetë plotësisht e bindur se ka ardhur momenti t’i lë hapësirë brezit të ri. Ajo ndien përgjegjësi të madhe si lidere dhe është e përkushtuar të transmetojë përvojën e saj te futbollistet e reja.
“Jam mësuar me këtë përgjegjësi. E dua përfaqësuesen dhe është e vështirë të largohesh kur ndien se mund të kontribuosh ende,” u shpreh ajo.
Me 205 paraqitje dhe 50 gola të shënuar, Kosovare Asllani mbetet njëra ndër lojtaret më të rëndësishme në historinë e Suedisë — dhe duket se ky kapitull ende nuk është mbyllur.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni Një aksident i rëndë para dy ditësh ka ndodhur në Slloveni, ku ka humbur jetën një... -
Sot në Gjenevë: Debat mbi të drejtën e votës së të huajve -
Zvicër
Kosova me “Shtëpinë e Kosovës” në Davos 2026, në fokus talenti, demokracia dhe investimet -
Lorisi renditet i pari në botë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës -
SEEstage lartëson shfaqjen “Hotel Grand” nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025
Jeta në Zvicër
-
Personi me pistoletë grabit një dyqan të dorës së dytë në Bernë Sipas policisë, ai kërcënoi një punonjëse me një pistoletë dhe vodhi para... -
WEF mbron vendimin për ftesën e Trumpit në Davos -
Si dëshiron industria e ndërtimit t’i frymëzojë të rinjtë për punë praktike -
Zyra Federale e Strehimit parashikon një përkeqësim të mungesës së strehimit në vitin 2026 -
Një marshim kundër WEF dhe kundër Trump bashkon qindra protestues në Graubünden













