Tematike
“Pinë dhe nuk paguajnë”: Diplomatët i kanë 1.4 milion franga borxh Zvicrës
Një kompani që jep makina me qira në Gjenevë, tashmë nuk bën asgjë pa kërkuar paradhënie nga diplomatët sepse ka pasur përvoja të këqija deri sot
Kush blen çfarëdoqoftë, duhet të paguajë për të. Por kjo nuk vlen për një grup njerëzish që jetojnë në Zvicër: të huaj që punojnë në shërbimin diplomatik.
Thjesht, ata mund të mos paguajnë dhe të mos kenë pothuaj fare frikë për pasojat e mospagesës, shkruajnë gazetat e “CH-Media”.
Gjobat dhe puna e papaguar
Dhe, me sa duket ka shumë shembuj të tillë. Gazetat në fjalë njohin raste në të cilat janë konsumuar dërgesa të tëra të ushqimeve dhe më pas nuk janë paguar, transmeton albinfo.ch.
Ka edhe zejtarë që pasi kanë kryer punën e tyre, nuk janë paguar. Këtu përmendet një kompani që jep makina me qira në Gjenevë, e cila tashmë nuk bën asgjë pa kërkuar paradhënie nga diplomatët sepse ka pasur përvoja kaq të këqija deri më tani.
Për disa individë nga diplomacia, është shndërruar pothuajse një ritual të mos paguajnë gjobat e trafikut.
Po si është e mundur një gjë e tillë? Personeli diplomatik ka imunitet dhe për këtë arsye është i mbrojtur nga autoritetet zvicerane sa u përket gjobave.
Dhe, me sa duket disa po e shfrytëzojnë këtë: Sipas hulumtimit të realizuar nga “CH-Media”, punonjësit në ambasadat e huaja kanë lënë pa paguar fatura me vlerë prej rreth 1.4 milion frangash. Ndërsa shumat e faturave individuale variojnë nga disa qindra franga në disa qindra mijë.
Konventa e Vjenës mbron diplomatët
Borxhet e përfaqësive të huaja dhe diplomatëve nuk mund të kërkohen përmes kërkesave për pagesë, zbatimit të borxhit dhe sekuestrimit, transmeton albinfo.ch. Është kështu për faktin se zyrtarët diplomatikë i mbron Konventa e Vjenës.
Kreditorët privatë duhet të raportojnë drejtpërdrejt në EDA (Ministria e Jashtme e Zvicrës), e cila më pas raporton në ambasadën përkatëse dhe u kërkon atyre të paguajnë borxhet e pretenduara. Kërkesës ia bashkëngjet shënimin: Ligjet dhe rregulloret e shtetit pritës duhet të respektohen dhe, në veçanti, duhet të mbahen parasysh detyrimet kontraktuale ndaj palëve të treta.
Por, si i realizojnë kreditorët (të dëmtuarit) të drejtat e tyre në rast se kjo nuk funksionon? Ato mbeten kryesisht të parealizuara. Opsioni i vetëm do të ishte ushtrimi i padisë në gjykatë dhe kërkesa për heqjen e imunitetit, përcjell albinfo.ch. Kjo është teorikisht e mundur, por nuk ka gjasa realizuimi në praktikë.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













