Kosova
Gratë bletare trajnohen mbi standardet dhe procedurat për certifikim organik
Bujqësia organike është një sistem prodhimi që mban shëndetshëm, tokën, ekosistemin dhe njeriun. Ai mbështetet në proceset ekologjike, biodiversitet dhe ciklet të përshtatura me kushtet lokale. Bujqësia organike kombinon traditën dhe shkencën për të përfituar nga mjedisi i përbashkët duke promovuar marrëdhënie të drejtë e me cilësi të mirë të jetës për të gjithë të përfshirët.
“Trendi i përbërësve organikë përfaqëson një potencial të jashtëzakonshëm për prodhuesit dhe bizneset, pasi siguron tregun dhe rrit mundësitë për eksport” thotë Faton Nagavci, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës ORGANIKA. Kjo shoqatë është angazhuar në trajnimin e fermerëve dhe këshillimin e tyre për ta konsoliduar bujqësinë organike në Kosovë.
Për vitin 2021, shoqata ka në fokus edhe sektorin e bletarisë dhe po zhvillon prezantime para grupeve të bletarëve në të gjithë vendin lidhur me kërkesat dhe procedurat e certifikimit organik. Një theks të posaçëm shoqata po i kushton trajnimit të grave bletare mbi këto kërkesa dhe procedura.
Gjatë seancës së trajnimit me gratë bletare nga Suhareka dhe Istogu, përfaqësuesit e ORGANIKA-s ndanë informacione në lidhje me bletarinë organike, kërkesat dhe rregullat për ta arritur atë, origjinën e bletëve, mënyrën e ushqimit të bletëve dhe masat parandaluese për të patur bletë të shëndetshme. Prezantimi dhe diskutimi me pjesëmarrëset theksoi se pse nevojitet certifikimi organik dhe si ai i jep kuptim biznesit.
“Certifikata organike është dëshmi e plotësimit të standardeve të cilësisë së produkteve dhe rrit besueshmërinë e blerësve dhe konsumatorëve” thotë Avni Ramadani nga projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat që po e mbështet këtë proces në kuadër të përkrahjes që jep Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih













