Lajme
Pas një viti e gjysmë pauzë, në Cyrih rifillojnë trenat dhe autobusët e natës
Udhëtarët e natës i pret edhe një risi: ata nuk kanë nevojë të paguajnë shtesën në rrjetin ZVV, e cila kushtonte 5 franga. Qarkullimi fillon më 2 korrik
Të gjithë trenat dhe autobusët e natës në Cyrih, duke filluar nga korriku do të lëvizin përsëri në linjat e tyre.
Pas pezullimit që ishte vendosur për shkak të koronës, autobusët dhe trenat lokalë e regjionalë (S-Bahn) do të vihen në funksion nga 2 korriku, raporton srf.ch.
Siç dihet, rrjeti i natës është pezulluar që nga marsi i vitit 2020 për shkak të pandemisë së koronëës.
Tani, falë relaksimit të kushteve të pandemisë, zhvillohen më shumë aktivitete gjatë fundjavave, transmeton albinfo.ch.
Për këtë arsye kjo ofertë që është konceptuar vetëm për netët e fundjavës, gjegjësisht të premten dhe të shtunën, u vihet sërish në dispozicion qyetetarëve, ka njoftuar Zürcher Verkehrsverbund (ZVV).
Këta trena dhe autobusë qarkullojnë, duke filluar nga ora 1 e pas mesnatës në çdo orë, deri në fillimin e orarit normal, të ditës. Ata bartin në të dy drejtimet, udhëtarët nga qyteti i Cyrihut që duan të udhëtojnë në qytetet tjera të Kantonit dhe në disa qytete që kufizohen me këtë kanton.
Sipas njoftimit, rifillimi i trenave dhe autobusëve të natës koordinohet në të gjithë vendin. Për këtë arsye nuk është i mundur një fillim më i hershëm sepse nevojitet planifikimi operacional.
Udhëtarët e natës i pret dhe një risi e këndshme: ata nuk kanë nevojë të paguajnë shtesën në rrjetin ZVV, e cila kushtonte 5 franga.
Kjo shtesë, qysh verën e kaluar qe vendosur të shfuqizohej duke filluar nga dhjetori i vitit 2020, transmeton albinfo.ch. Mirëpo, për shkak të pezullimit të rrjetit të natës, ky vendim nuk pati arritur të hynte në fuqi. Koncepti i mbrojtjes për gjithë transportin publik vlen edhe për rrjetin e natës, thekson më tej ZVV.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” Duartrokitje të gjata në Kolumbi për Baletin Kombëtar të Kosovës... -
Arriti nga Gjermania, arrestohet në Aeroportin “Adem Jashari” dhe dërgohet në burg -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet -
Finlandë
Basha Troni, regjisori me rrënjë shqiptare që po spikat në Finlandë
Jeta në Zvicër
-
Nis në Zvicër iniciativa për mbrojtjen e bletëve dhe insekteve polenizuese Aleanca e organizatave kërkon që mbrojtja e polenizimit të përfshihet në Kushtetutë... -
Zvicra mund të vendosë taksa për pakot nga platformat kineze online -
Pëllumbat “pushtojnë” Bazelin, qyteti shkon në referendum për t’i përgjysmua -
Zakonet e lëvizjes së zviceranëve ndryshojnë për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve -
SWISS anulon fluturimet nga Gjeneva drejt Prishtinës, Berlinit dhe Hamburgut













