Maqedonia
Maqedoni, 100 ditë nga regjistrimi i popullsisë, diaspora ndalon së regjistruari
Janë bërë 100 ditë që prej kur filloi regjistrimi në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Që nga 1 marsi e deri sot, nga diaspora janë regjistruar rreth 190 mijë persona, përcjell albinfo.ch.
Sipas kësaj shifre, i bie që çdo ditë janë regjistruar rreth 1900 persona.
Zv. drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Ilmi Selami, përshëndet të gjithë aktivistët dhe vullnetarët, të cilët ndihmuan për regjistrimin e bashkatdhetarëve, mirëpo procesi, sipas tij, ende vijon dhe duhet të regjistrohen të gjithë ata që kanë ngelur pa u regjistruar.
“Natyrisht që kjo nuk do të ishte arritur pa ndihmesën e pashoq të vullnetarëve/bashkatdhetarëve tanë që i dhanë zemër këtij procesi. Andaj FALEMINDERIM TË MADH për ta dhe njëherësh edhe lutje që të vazhdojnë me kontributin e tyre deri në fund që t’a kryejmë suksesshëm këtë proces të rëndësishëm.
Vlen të theksohet se regjistrimi i Diasporës vazhdon deri më 30 shtator të këtij viti.
Kemi ende kohë për regjistrim, por kemi ende edhe shum persona për t’u regjistruar.
Andaj mos pritni ditët e fundit, por REGJISTROHUNI që tani! Përmbushni një obligim tuajin sa më herët dhe jepni një kontribut të çmuar kombëtar e qytetar!”, ka shkruar Selami
Ndryshe regjistrimi mori hov të madh gjatë muajit mars, duke u regjistruar rreth 180 mijë persona, mirëpo pas akordit mes Zaev e Mickoski për t’u shtyrë, shqiptarët e diasporës disi ngelën të dëshpëruar dhe nuk shfaqën më tej interes për regjistrim.
Me këto shifra aktuale, në diasporë jetojnë përafërsisht 10% e popullatës së përgjithshme të Maqedonisë.
E-Diaspora
-
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës Zgjedhja u bë gjatë Kuvendit të rregullt të mbajtur të dielën në xhaminë e Friburgut, ku... -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore -
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival
Jeta në Zvicër
-
Rritje e trafikut ajror në Cyrih: më shumë fluturime në prill 2026 Sipas të dhënave më të fundit janë regjistruar 23,307 ulje dhe ngritje avionësh, që përfaqëson një... -
Ndërrimi i banesës në Zvicër mund të rrisë qiranë deri në 50% -
Alarm në Zvicër: 2/3 e perimeve në supermarkete përmbajnë substanca toksike -
Valisi ndalon posterin kundër emigracionit – “mund të ngatërrojë shoferët” -
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës












