Lajme
Zvicër: Bie në 173 numri i rasteve të reja me Covid-19
Mesatarja e 7 ditëve është 240 raste në ditë, ose 41 për qind më pak se në javën e kaluar. Në 24 orët e fundit kanë vdekur dy veta
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar sot 173 raste të reja pozitive për koronavirusin, të regjistruara në 24 orët e fundit.
Mesatarja e 7 ditëve është 240 raste, ose 41 për qind më pak se në javën e kaluar, shkruan srf.ch.
Incidenca 14-ditore aktualisht është 47.89.
Shkalla mesatare pozitive 7-ditore aktualisht është 1.6 për qind, transmeton albinfo.ch. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive është ulur me 1 pikë përqindjeje. Vëllimi mesatar i provës 7-ditore është 19,893 teste në ditë, që është 9 për qind më pak se javën e kaluar.
BAG ka raportuar 2 raste të reja të vdekjes, që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit. Mesatarja 7-ditore është 2 të vdekur.
Aktualisht BAG raporton 228 persona që po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 32 për qind më pak se javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil














