Maqedonia
Mijëra qytetarë të Maqedonisë po marrin vaksinën e dytë në Serbi
Sipas të dhënave jozyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, janë rreth 15 mijë persona që të shtunën dhe të dielën do të marrin dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca
Mijëra qytetarë të Maqedonisë së Veriut të shtunën kanë nisur të rivaksinohen në Serbi, ku më parë kishin marrë dozën e parë kundër koronavirusit.
Sipas të dhënave jozyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për rreth 15 mijë persona që të shtunën dhe të dielën do të marrin dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca, shkruan Radio Evropa e Lirë. Ata janë persona nën moshën 60 vjeç, që nuk kanë pasur mundësi të vaksinohen në Maqedoninë e Veriut.
Në fillim të këtij muaji, ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, njoftoi se kishte rënë dakord me institucionet shëndetësore nga Serbia për disa pika të veçanta të vaksinimit afër kufirit për rivaksinimin e shtetasve maqedonas, por autoritetet shëndetësore serbe njoftuan të premten se qytetarët do të duhet të rivaksinohen në të njëjtin vend ku morën dozën e parë.
“Të gjithë ata që u vaksinuan për herë të parë në Beograd, do të duhet të vijnë në Beograd për rivaksinim. Kjo na u tha nga Beogradi dhe ne duhet ta respektojmë urdhrin.
Unë e di që është më e lehtë për maqedonasit të marrin dozën e dytë në Nish, por ministria shpjegoi se ekziston një problem teknik për ta realizuar atë”, transmetojnë mediat një deklaratë drejtorit të Qendrës Shëndetësore në Nish, Milorad Jerkan, dhënë për gazetën “Nishke Vesti”.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë











