Bota
Belgjikë: Të paktën 3 të vdekur nga shembja e ndërtesës së shkollës
Nëntë persona u arrit të shpëtoheshin të gjallë, tetë prej të cilëve me lëndime të rënda. Gjendja e tyre të shtunën ishte e qëndrueshme
Në Antwerp, Belgjikë, një shkollë që ishte ende në ndërtim, është shembur të premten pasdite. Deri më tani, tre të vdekur janë nxjerrë nga rrënojat: njëri të premten dhe dy të tjerë, sot, e shtunë.
Sipas Bruksel Times,dy të vdekurit e gjetur sot janë një rumun dhe një portugez. Të paktën dy persona ishin duke u kërkuar ende në rrënoja. Janë vënë në përdorim qentë zbulues dhe vinçat specialë si dhe një dron.
Pjesë të ndërtesës së re dhe skela në qarkun Nieuw Zuid ishin shembur për arsye të panjohura. Një person i vdekur është zbuluar në rrënoja të premten. Nëntë persona u arrit të shpëtoheshin të gjallë, tetë prej të cilëve me lëndime të rënda. Gjendja e tyre të shtunën ishte e qëndrueshme.
Një person tjetër, me lëndime më të lehta, ishte në gjendje të largohej nga spitali disa orë më vonë. Të lënduarit dhe të zhdukurit kishin qenë duke punuar në vendin e ndërtimit. Shkolla duhet të bëhej gati për t`u hapur më 1 shtator.
Sipas agejncisë së lajmeve Belga, nga kompania e ndërtimit e ngarkuar me ndërtimin e shkollës është thënë se po bënin gjithçka që mundnin për të zbuluar shkakun e aksidentit, transmeton albinfo.ch. “Ne jemi duke u përpjekur t’u përgjigjemi të gjitha pyetjeve, por është ende shumë herët për momentin”.
Mbreti belg Philippe ka shprehur ngushëllimet dhe dëshirat e tij për mirëqenie dhe njoftoi një vizitë në vendin e aksidentit.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not Tradita unike e notit në lumenj po tërheq vëmendjen e botës, ndërsa qytetet zvicerane e kanë... -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten














