Lajme
Zvicra ka nisur t`i kthejë azilkërkuesit në Afganistan
Sipas SEM, aktualisht janë 144 azilkërkues të refuzuar nga Afganistani në Zvicër të cilët do të kthehen në vendin e tyre të lindjes
Zvicra po rifillon deportimin në Afganistan të azilkërkuesve të refuzuar. Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) e ka konfirmuar këtë lajm për SRF.
Kthimet ishin pezulluar për shkak të pandemisë së koronës.
Rinisja e dëbimeve po shkakton kritika nga organizatat e të drejtave të njeriut – sepse Afganistani është një nga vendet me rrezikshmëri më të lartë në botë, transmeton alinfo.ch. Por, në SEM thonë se se siguria e njerëzve në fjalë është e garantuar.
“SEM shqyrton çdo rast të veçantë, çdo person të vetëm, me të vërtetë saktësisht dhe në detaje, për faktin nëse ky person kërcënohet personalisht ose persekutohet,” thotë Lukas Rieder, zëdhënësi i Sekretariatit Shtetëror për Migracionin.
“Nëse janë të kërcënuar, këta njerëz mund të qëndrojnë në Zvicër dhe të njihen si refugjatë. Por nëse nuk është kështu, atëherë një kthim në Afganistan është i mundur “.
Sipas SEM, aktualisht janë 144 azilkërkues të refuzuar nga Afganistani në Zvicër të cilët do të kthehen në vendin e tyre të lindjes.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti













