Futboll
Zviceranët ëndërrojnë: Mund t’ia dalim
Zvicra shkroi historinë duke prekur fazën çerekfinale, këtë e realizuan në versionin më të bukur të mundshëm, një kualifikim fantastik përballë Francës që as në ëndërr nuk e kishin imagjinuar. Helvetën rikthehen në fushë pa presion, të çliruar totalisht, por përballë Spanjës zbresin pa kapitenin dhe liderin e tyre, Granit Xhaka.
Zviceranët dhe trajneri Petkovic kthejnë tashmë vështrimin nga Xherdan Shaqiri, do të jetë ai kapiteni që do të udhëheqë ekipin, të gjithë shpresojnë që shtatshkurtri të jetë në ditën e tij më të mirë, në një version të tillë Shaqiri është i papërmbajtshëm:
“Kemi vërtetuar më shumë se një herë se nuk jemi një skuadër mbrojtëse, e vërtetuam edhe kundër Francës, ku nuk shënuam një, por tre gola”, me këto fjalë nisi Shaqiri konferencën për shtyp duke shtuar: “Do të jap maksimumin kundër Spanjës, edhe nëse nuk shënoj, nuk ka rëndësi, mjafton edhe një asisit”, theksoi kapiteni. I bindur në forcën e ekipit të tij, u shfaq edhe trajneri Petkovic: “Dëshirojmë të fitojmë. Wembley dhe gjysmëfinalja janë një objektiv më se i arritshëm”, u shpreh trajneri i Zvicrës në konferencë për shtyp. Zvicra dhe Spanja janë përballur 7 herë ndërmjet tyre, 4 fitore Spanja, 1 Zvicra dhe dy sfida kanë përfunduar në barazim. Një fitore e Spanjës sot kuotohet me koeficientin 1.61, ndërsa një fitore e Zvicrës me koeficientin 5.75
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












