Kosova
Gërvalla: Lista Guxo dhe Vetëvendosja, në listë të përbashkët
Me gjithë disa zëra kundërshtues, është marrë vendim nga strukturat e Listës Guxo që në zgjedhjet komunale të vjeshtës të garohet në listë të përbashkët me Vetëvendosjen
Mësohet se Balton Dërguti, përfaqësues i Listës Guxo në Ferizaj, kishte deklaruar se kjo iniciativë do të kandidojë me listë të veten për asamble, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se nuk do të garojnë me VV-në në një listë të përbashkët për këtë komunë.
Nga ana tjetër, pas këtyre zhvillimeve ka reaguar ministrja e Jashtme, që është edhe zyrtare e Listës Guxo, Donika Gërvalla.
Ajo përmes një shënimi në Facebook ka thënë se ashtu siç kanë garuar bashkë me LVV-në në zgjedhje parlamentare, do të garojnë bashkë edhe në zgjedhje lokale.
“Lista Guxo ka vendosur që në zgjedhjet e ardhshme komunale të marrë pjesë në lista të përbashkëta me Lëvizjen Vetvendosje”, ka shkruar Gërvalla.
Gërvalla thotë se Lista Guxo përfaqëson ndryshimin, dhe sipas saj, nuk bën të bëhen koalicione me partitë e tjera, pos LVV-së.
“Të gjithë ata që përqafojnë vizionin politik të Listës Guxo, duhet të synojnë ndryshimin e premtuar rrënjësor në vend dhe jo të qenit patericë e koncepteve të tjera politike, të cilat në zgjedhjet e 14 shkurtit janë ndëshkuar rëndë nga qytetarët e vendit”.
Gërvalla ka paralajmëruar takime edhe me deputetët e Ferizajt, që deri më tani kanë qenë më skeptikë për kaolicionin me LVV-në.
“Njoftojmë anëtarët dhe simpatizantët e Listës Guxo se gjatë ditëve të ardhshme, së bashku me dy deputetët e Ferizajit të Listës Guxo dhe me mbështetësit dhe aktivistët e shumtë do të takohemi për t’u koordinuar rreth hapave të mëtejmë. Takime të tilla do të mbahen në gjithë vendin”, ka njoftuar më tej Donika Gërvalla.
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














