Lajme
Abazovići: Shtatoren e Skënderbeut në Ulqin, brenda vitit
Zëvendëskryeministër i Malit të Zi dhe tashmë president i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan abazoviç, në një intervistë të dhënë për analistin Mentor Nazarko, të publikuar në emisionin “Log.” në ABC, ka folur për prejardhjen e tij. Ai ka bërë me dije se familja e tij është nga Ulqini, por rrënjët shtrihen në Krujë, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, Abazoviçi ka bërë me dije se brenda vitit në hyrje të qytetit të Ulqinit do të ngrihet shtatorja e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut. Sipas tij, kjo gjë duhej të bëhej më parë. Ai duke kërkuar falje për vonesën e ngritjes së shtatores së Skënderbeut, ka thënë se të gjithë duhet të jenë të qartë se shqiptarët në Malin e Zi janë të lidhur me historinë e a ka ardhur koha që në Ulqin të ketë një monument të Skënderbeut?
“Ka shumë kohë që ne jemi në vonesë me vendimin për të bërë një bust për Skënderbeun. Por me qeverinë e re kjo gjë do të përfundojë dhe busti do të vendoset në hyrje të Ulqinit. Që të gjithë ata që vijnë të jenë të qartë që lidhja jonë me Skënderbeu dhe me historinë kombëtare është e rëndësishme. Në fund të vitit jam i sigurt që projekti do të përfundojë. Kërkoj falje për vonesën, por ka qenë zvarritje. Kërkoj falje që nuk ka ndodhur me herët”, ka thënë zv. kryeministri i Malit të Zi.
Politikani shqiptar në Malin e Zi ka thënë se familja e tij është nga Ulqini, por thuhet se rrënjët i ka nga një fshat i Krujës që ka pikërisht edhe mbiemrin e tij, fshati Abazaj. Ai madje ka theksuar se mban lidhje me familjen shqiptare nga Kruja.
Çfarë ju lidh me Krujën?
“Me Krujën kemi lidhje se aty gjendet fshati Abazaj. Kur kemi pasur një gëzim familjar, vetë na kanë kontaktuar kushërinj nga ai fshat dhe kanë marrë pjesë dhe ne jemi prej andej. Kemi mbetur me kontakte dhe vizitohemi shpesh”, ka shtuar më tej Abazoviç.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror Penalltitë nuk ishin rastësi, Zvicra kishte zhvilluar trajnim të veçantë para Botërorit... -
Presidenti i Zvicrës përshëndet fitoren historike ndaj Kolumbisë: Ky është hapi i parë drejt finales -
Granit Xhaka shpërthen ndaj shokëve të skuadrës, fjalimi i kapitenit zgjon Zvicrën ndaj Kolumbisë -
Zvicër
Granit Xhaka: Si kapiten kërkova të gjuaj penalltinë e parë dhe të marr përgjegjësinë -
Zvicër
Çerekfinale historike: Granit Xhaka përballë Lionel Messit në Botëror












