Lajme
Zvicër: 483 infeksione të reja dhe asnjë i vdekur
Me trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja po dyfishohet afërsisht çdo 7 ditë
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 483 raste të reja pozitive me koronavirus, në 24 orët e fundit. Mesatarja e 7 ditëve të fundit është 292 ose 98 për qind më shumë se në javën e kaluar, shkruan srf.ch.
Me trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja po dyfishohet afërsisht çdo 7 ditë. Incidenca 14-ditore aktualisht është 38.13.
Shkalla mesatare pozitive 7 ditore aktualisht është 1.4 për qind që, krahasuar me javën e kaluar, është rritur me 1 pikë përqindje.
Numri i testeve në një mesatare 7-ditore është 26,717 teste në ditë, ose prej 15 përqind më shumë krahasuar me javën e mëparshme.
BAG nuk raporton asnjë rast të ri vdekjeje për 24 orët e fundit.
Aktualisht sipas BAG, 86 persona po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 9 për qind më pak se në javën e kaluar. Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad-hoc) janë aktualisht 68 për qind të shfrytëzuara, përcjell albinfo.ch. Nga këta, 3 për qind janë të zënë nga të sëmurët nga Covid 19.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë Lokalet do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës për ndeshjen historike të Zvicrës në Botëror... -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën














