Lajme
Këto janë rregullat e reja për kalimin transit nëpër Slloveni
Meqë ka hyrë në fuqi një ndryshim rregullash, albinfo.ch ka kërkuar nga Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Zvicër, hollësi lidhur me rregullat në fjalë
Pushimet verore (të shkollave) kanë filluar në disa kantone të Zvicrës. Nga fundi i kësaj jave ato fillojnë edhe në kantonin me numrin më të madh të banorëve, në Cyrih.
Kjo pasqyrohet edhe në numrin e shtuar të atyre që marrin rrugën drejt destinacioneve të pushimit. Për shumë banorë të Zvicrës, sidomos për ata me prejardhje nga Ballkani, kjo rrugë shkon nëpër Slloveni, Kroaci e tutje.
Shqiptarët, ata nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, janë ndër frekuentuesit kryesorë të kësaj rruge. Për këtë arsye, shumë prej tyre, të preokupuar me ndryshimin e paralajmëruar të rregullave të udhëtimit transit nëpër Slloveni, i janë drejtuar platformës sonë, albinfo.ch me pyetje lidhur me këtë shqetësim.
albinfo.ch ka kërkuar nga Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Zvicër, hollësi lidhur me rregullat në fjalë.
Në përgjigjen elektronike që kemi marrë nga kjo ambasadë thuhet se , në parim, për të gjithë vlen “rregulla e artë e 3 G-ve (Geimpft, Getestet Genesen, ose: I vaksinuar, i testuar, i shëruar).
Në vijim, përgjigja: Duke filluar nga 15 korriku të gjithë atyre që do të hynë në Slloveni do t’ju duhet një nga dokumentet e mëposhtëm:
– Certifikatë Covid, e cila konfirmon se jeni vaksinuar dhe se kanë kaluar të paktën 14 ditë nga vaksinimi i dytë
OSE
– Një dokument që konfirmon se keni vuajtur nga Covid në 6 muajt e fundit
OSE
– Një konfirmim i shtypur (SMS ose email nuk është i mjaftueshëm) i një PCR negativ ose i testit të shpejtë të antigjenit. Testi PCR nuk bën të jetë më i vjetër se 72 orë ndërsa testi i shpejtë jo më i vjetër se 48 orë.
Fëmijët nën 15 vjeç që shoqërohen nga prindërit e tyre përjashtohen nga certifikata e testit, pra, nuk kanë nevojë për një të tillë!
E GJITHË KJO Vlen për udhëtarë të tranzitit!
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë Lokalet do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës për ndeshjen historike të Zvicrës në Botëror... -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën















