Lajme
Biden dhe Merkel – bashkë kundër agresionit rus
Edhe zyrtarisht, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania do të qëndrojnë së bashku kundër agresionit rus, tha presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Uashington.
Biden tha se ka shprehur shqetësimet e tij te Merkel për një tubacion gazi midis Rusisë dhe Gjermanisë, por ata u pajtuan që Moska të mos lejohet ta përdorë energjinë si armë.
Merkel, e cila ka punuar me katër presidentë amerikanë, do të largohet nga detyra në vjeshtë.
“Ne qëndrojmë së bashku dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku për të mbrojtur aleatët tanë të lindjes në NATO kundër agresionit rus”, tha Biden në konferencën e përbashkët për media me Merkelin.
Ai pranoi se nuk pajtohet me Merkelin rreth tubacionit të gazit Rrjedha e Veriut 2, i cili ka vlerën e gati 11 miliardë dollarëve dhe është në prag të përfundimit.
Uashingtoni e ka kundërshtuar vazhdimisht tubacionin, për shkak të shqetësimeve se mund të përbëjë kërcënim për sigurinë energjetike evropiane dhe se mund ta privojë Ukrainën nga tarifat e tranzitit, që mbledh nga tubacionet që kalojnë në territorin e saj.
“Miqtë e mirë mund të mos pajtohen”, tha Biden.
Merkel përsëriti qëndrimin e saj se Rrjedha e Veriut 2 “nuk është projekt për të zëvendësuar ndonjë lloj tranziti përmes Ukrainës”. Rel
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres Prokuroria zvicerane e ngarkon me akuzën për vrasje të rëndë, ndërsa i akuzuari mohon një pjesë... -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres Prokuroria zvicerane e ngarkon me akuzën për vrasje të rëndë, ndërsa i akuzuari mohon një pjesë... -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror -
Presidenti i Zvicrës përshëndet fitoren historike ndaj Kolumbisë: Ky është hapi i parë drejt finales -
Granit Xhaka shpërthen ndaj shokëve të skuadrës, fjalimi i kapitenit zgjon Zvicrën ndaj Kolumbisë -
Zvicër
Granit Xhaka: Si kapiten kërkova të gjuaj penalltinë e parë dhe të marr përgjegjësinë












