Lajme
Zvicra pësoi më pak dëme nga përmbytjet e fundit se sa shtetet fqinje
Zvicra nuk pësoi viktima në lidhje me vërshimet
Pavarësisht afërsisë gjeografike dhe topografisë së ngjashme, Zvicra pësoi më pak dëme nga përmbytjet e fundit se shtetet fqinje, transmeton albinfo.ch.
Pas disa ditësh shiu të pandërprerë të rrëmbyeshëm javën e kaluar, nivelet e ujit në shumë liqene dhe lumenj zviceranë po bien ngadalë, transmeton tutje albinfo.ch.
Në përmbytjen më të keqe në më shumë se një dekadë, rrethojat e Liqenit të Cyrihut u thyen (dolën nga shtrati), ndërsa nivelet në Liqenet e Lucernit, Biel dhe Thun u rritën në mënyrë të rrezikshme.
Por, edhe pse disa zona të vendit u përmbytën, dëmi ishte shumë më pak sesa gjatë përmbytjeve zvicerane të 2005 dhe 2007.
Zvicra nuk pësoi viktima në lidhje me motin – ndryshe nga Gjermania perëndimore, ku të paktën 165 njerëz u gjetën të vdekur.
Dhjetëra njerëz gjithashtu vdiqën në Belgjikë, duke e çuar totalin në Evropën Perëndimore në mbi 200.
Ndërsa Gjermania dhe Zvicra kanë një topografi të ngjashme me një mot të ngjashëm, pse u prek Zvicra më pak se fqinji i saj?
Ekspertët thonë se intensiteti i shiut dhe vëllimi i ujit të hedhur në të dy kombet bënë një ndryshim të madh.
“Në Zvicër, sasia kumulative e ujit gjatë dy ditëve të fundit të shiut ishte 50 deri në 70 milimetra, ndërsa në Gjermani rreth gati 200 milimetra ranë gjatë së njëjtës periudhë – dy deri në tre herë më shumë”, tha inxhinier hidraulik Philippe Heller, transmetuesit publik të RTS.
Sidoqoftë, ky lloj i reshjeve është më i zakonshëm në anën jugore të Alpeve për shkak të afërsisë së rajonit me Mesdheun, sipas Yves Karrer nga Zyra Federale e Meteorologjisë dhe Klimatologjisë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti












