Kosova
Një nga aksidentet më të rënda në dekadën e fundit
Dhjetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar
Mëngjesi i sotëm ishte i kobshëm për Kosovën dhe mërgimtarët. Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar, në autobusin që po udhëtonte nga Gjermania në Kosovë me mërgimtarë, përcjell albinfo.ch.
Mediat kroate kanë raportuar se ky ishte një nga aksidentet më të rënda në 15 vitet e fundit.
Edhe kryeministri kroat kishte të njëjtin mendim. “Vetëm një nga të plagosurit është në Zagreb, ata qëndruan në spitalin në Slavonski Brod, dhe ata të cilët nuk u plagosën janë në konvikt. Me të vërtetë ishte një aksident shumë i rëndë. Ne nuk kemi pasur një aksident të tillë për shumë vite. Ne do të bëjmë gjithçka, do të shohim me kryeministrin (Kurti). Ne do të ndihmojmë kudo që të mundemi, për shpenzimet këtu, kthimin në Kosovë. Ne do të sigurohemi që të gjithë të ndihen rehat këtu,” tha Andrej Plenkoviq.
Njëri nga udhëheqësit e policisë në vendin e ngjarjes ka rrëfyer për rastin. “Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është ndër aksidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, tha Galic.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara Gazi i të qeshurës (oksidi i azotit), i shitur lirshëm pa recetë dhe shpesh i aromatizuar,... -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet











