Lajme
Majdanozi, i pasur me vlera ushqyese
Në gjendje të egër majdanozi është i përhapur në gjithë Evropën Jugore. Që nga Spanja deri në Gadishullin Ballkanik, si dhe në bregdetin i Afrikës, zakonisht në vende shkëmbore dhe me hije.
Majdanozi në vendin tonë kultivohet kudo, por në sipërfaqe të kufizuar. Përdoret kryesisht si erëz. Atij i përdoren gjethet, fruta, rrënjet si dhe farërat.
Kohët e fundit ai ka filluar të përdoret edhe si mjet për kurimin e disa sëmundjeve.
Majdanozi ka përmbajtje të pasur kimike dhe të shumëllojtë. Përmban proteina, karbohidrate, yndyrna, lëndë minerale, vitamina. Në frutërrënjorin dhe në gjethet e majdanozit gjenden sasira glukoze, saharoze dhe fruktoze.
Majdanozi është relativisht i varfër në celulozë. Për këtë mund të përdoret në ushqimin dietik të disa sëmundjeve të zorrëve dhe të stomakut. Në të cilat sasia e madhe e celulozës vështirëson asimilimin e ushqimeve.
Nga studimet rezulton se majdanozi përmban sasi më të mëdha proteinash në krahasim me kulturat e tjera të familjes ombrellore (selino, kopër, karotë etj).
Proteinat e majdanozit janë të tretshme në ujë dhe të asimilueshme nga organizmi i njeriut. Në përbërjen e proteinave janë përcaktuar këto aminoacide: glutamina, arginina, prolina, lizina, serina, treonina, tirozina, triptofani, etj. Disa prej tyre janë aminoacide të pazëvendësueshme për organizmin e njeriut.
Majdanozi është mjaft i pasur në vajëra eterike, që në farërat arrijnë 2,7 përqind. Majdanozi ka përmbajtje të pasur kripërash minerale. Gjethet e tij të freskëta përmbajnë vitamina dhe provitamina. Veçanërisht shumë vitamina C, provitaminë A, vitamina E, si dhe vitamina B5, B6, P. Sipas disa autorëve 30 gram gjethe magdanozi plotësojnë nevojën ditore të organizmit me vitamina C dhe B6.
Gjethet përmbajnë sasi të konsiderueshme klorofil, prandaj po të përdoren sistematikisht, shtojnë sasinë e hemoglobinës në gjak.
Në mjekësinë popullore majdanozi përdoret për kurimin e disa sëmundjeve. Ai përdoret si mjet për të larguar gazrat. Që në kohët e lashta është përdorur si diuretik (shton urinimin). Veçanërisht vepron çaji i përgatitur nga farërat e majdanozit.
Rrezultate të mira janë arritur edhe për kurimin e disa sëmundjeve të brendshme, si p.sh. të cirozës hepatike. Në këto raste të sëmurëve u jepet çaji i përgatitur nga gjethet ose rrënjët e magdanozit në raport 1:10.
Majdanozi përdoret si ilaçi më i mirë për të ulur tensionin e lartë të gjakut. Mjaft hulumtues e kanë quajtur “fjala e fundit e shkencës kundër hipertonisë”. Janë pregatitur ilaçe nga gjethet e freskëta, me të cilat mjekohen çrregullimet në veprimtarinë e zemrës në të sëmurë me hipertoni.
Është vërtetuar se majdanozi përforcon veprimtarinë e zemrës, shton forcën e muskujve të zemrës dhe përmirëson përçueshmërinë e saj.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












