Kosova
Gjermania i merr nga Kosova eshtrat e fshehur të dy ushtarëve që u vranë në Luftën e Dytë Botërore
Për krejt këto dekada familja nga Popova vendndodhjen e varrit të gjermanëve e kishin mbajtur sekret përderisa për këtë veprim Gjermania e dekoroi Sylejman Rexhën me mirënjohje si dhe “Kryqin e argjend të nderit”
Pjesë kockore dhe gjësende që u takonin dy ushtarëve gjermanë të vrarë që nga Lufta e Dytë Botërore u gjetën në fshatin Popovë të Podujevës.
Gërmimet u bënë nga institucionet vendore dhe ato gjermane në pronën e familjes Rexha.
Pas gjetjes së ushtarëve në fjalë janë varrosur në vendin e tyre, kurse në oborrin e shtëpisë së moçme të këtij fisi qëndron kryqi përkujtimor me përshkrimin në shqip dhe gjermanisht “Këtu kanë pushuar dy ushtarë gjermanë nga 1944 deri më 2021”.
Sylejman Rexha ka rrëfyer se si fisi i tyre, më saktësisht gjyshi dhe babai i tij që të dy tashmë të ndjerë, kishin varrosur dy ushtarët që u vranë në dyluftim me partizanët para 77 vjetëve.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti Numri i personave që kërkojnë punë për më shumë se një vit është rritur ndjeshëm që... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot?











