Lajme
“Vaksinimi në Zvicër po funksionon, madje më mirë se sa është pritur”
Deri më tani, BAG ka regjistruar vdekje pas vaksinimit të plotë vetëm tek njerëzit mbi 80 vjeç - me një përjashtim
Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), numri i rasteve të infeksionit pavarësisht vaksinimit, është në intervalin që pritej nga studimet e bëra me rastin e miratimit të tyre.
“Prandaj, mund të thuhet se vaksinimi mbron me efektivitet të lartë kundër infeksioneve simptomatike me variantet SARS-CoV-2 që kanë qarkulluar në Zvicër deri më tani dhe kundër sëmundjeve serioze”, thuhet në raportin javr të BAG, shkruan srf.ch.
Kjo do të thotë se efektiviteti i dy vaksinave të disponueshme në Zvicër është 94 deri 95 për qind, transmeton albinfo.ch. Dhe: deri më tani, BAG ka regjistruar vdekje pas vaksinimit vetëm tek njerëzit mbi 80 vjeç – me një përjashtim.
Gjithsej 19 persona kanë vdekur nga ose në lidhje me virusin që nga 27 janari i këtij viti, pavarësisht se kanë pasur vaksinim të plotë Covid-19. Nga 460 të vaksinuar plotësisht dhe ende të infektuar gjatë së njëjtës periudhë, 96 është dashur të trajtoheshin në spital.
Një studim aktual nga Vaud gjithashtu konfirmon efektivitetin e lartë të vaksinimit. Drejtori i studimit Olivier Duperrex nga Unisanté Lausanne nxjerr një përfundim të qartë: “Vaksinimi po funksionon”.
“Madje funksionon më mirë sesa kanë parashikuar studimet”, transmeton albinfo.ch. Sipas shifrave të Vaudit, njerëzit e pavaksinuar aktualisht kanë një rrezik 80 herë më të madh për t’u prekur nga korona dhe për t’u sëmurë se sa të të vaksinuarit.
E-Diaspora
-
Votimi me postë për zgjedhjet e 7 qershorit nis më 21 maj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që votimi me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin... -
Vjenë
Pjesëmarrje në Forumin Ekonomik “Vienna Economic Forum – Meet Kosovo in Vienna 2026” -
KQZ zyrtarisht aprovon mbi 131 mijë aplikime të diasporës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Gjermani
Donauwörth përjeton një fundjavë “kosovare” me aktivitete dhe ngjyra kulturore -
Shqiptarja Qendresa bashkëpunon me Drake në këngën “Slap The City”
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel refuzon kurset për përgatitjen e prindërve të ardhshëm Parlamenti i kantonit Neuchâtel ka hedhur poshtë një propozim që synonte futjen e kurseve për përgatitjen... -
Zyrtare: Këta janë 26 futbollistët që Zvicra do t’i dërgojë në Kupën e Botës -
Zvicra voton në qershor për taksa, paga dhe banesa -
Gjithnjë e më shumë persona po refuzohen në kufijtë e Evropës -
Çfarë ndryshon në Zvicër gjatë qershorit 2026













