Lajme
Italia shtrëngon rregullat për Covid-19
Në Itali, mësuesit, pedagogët dhe studentët në universitetet në prag të fillimit të vitit shkollor ose duhet të vaksinohen, ose të testohen, ose të jenë shëruar nga Covid-19, përcjell albinfo.ch.
”Nga viti i ri shkollor, në shtator, ata do të duhet të paraqesin prova të besueshme për mësimin në klasë”, tha ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.
Për më tepër, pasaporta jeshile, termi i përdorur për të përshkruar format e ndryshme të vaksinimit, do të jetë e vlefshme edhe në trena dhe autobusë me distanca të gjata si edhe për tragetet, duke filluar nga shtatori.
”Nëse mësuesit nuk paraqesin prova, ata do të pezullohen nga detyra pas pesë ditësh”, vendosi qeveria.
Në Itali infeksionet e reja me koronavirus kohët e fundit janë shtuar përsëri, por jo në nivele të konsiderueshme.
Që nga sot do të kërkohen më shumë prova.
Kushdo që dëshiron të hajë brenda në një restorant, të shkojë në një muze ose në një pishinë duhet të testohet, vaksinohet apo të jetë i shëruar.
Kjo vlen edhe për eventet kulturore ose sportive, në natyrë ose palestra.
Operatorët e restoranteve ose operatorët e bizneseve të tjera duhet të kërkojnë prova të besueshme, ndërkohë që shkeljet mund të rezultojnë në gjoba.
Në Itali, një dozë vaksine është e mjaftueshme për pasaportën jeshile.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike Rritja e çmimeve e lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme ushtron presion mbi bizneset e... -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë










