Lajme
Tym në trenin Eurocity te Bellinzona, evakuohen 280 pasagjerë
"Kanë qenë rreth 280 persona në tren, jo 150 siç ishte njoftuar fillimisht, të cilët janë evakuuar menjëherë dhe janë transportuar në Bellinzona me një tren të dytë"
Të premten në mbrëmje ka pasur kufizime në trafikun hekurudhor në Kantonin Ticino. Kjo ka ndodhur pasi një tren u desh të ndalonte urgjentisht për shkak të shpërthimit të tymit, shkruan blick.ch.
Për arsye ende të pasqaruara, tymi ka shpërthyer në Claro TI pasditen e vonë në bordin e një treni Eurocity i cili po bënte rrugën e tij për në Milano.
Disa gazetarë-lexues të gazetës Blick kanë raportuar se ka pasur vonesa dhe anulime të trenave. “Kaos i madh në stacionin e ternit në Bellinzona” ka shkruar njëri prej tyre.
“Kanë qenë rreth 280 persona në tren, jo 150 siç ishte njoftuar fillimisht, të cilët janë evakuuar menjëherë dhe janë transportuar në Bellinzona me një tren të dytë”,
ka thënë një zëdhënëse e SBB për portalin online tio.ch.
Nga Bellinzona ata kanë mundur të vazhdonin më pas për në Milano, transmeton albinfo.ch. Koha e udhëtimit është zgjatur për rreth dy orë.
Seksioni midis lokaliteteve Biasca dhe Arbedo-Castione u desh të mbyllej përkohësisht. Problemi është zgjidhur rreth orës 18:30 – trafiku është kthyer në normalitet. Policia dhe zjarrfikësit ishin gjithashtu në detyrë. Asnjë person nuk është lënduar.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë













