Lajme
Gjykatësja i ul dënimin përdhunuesit: “Gruaja ka dërguar vetë sinjale”
Gjykimi i saj ka ngjallur reagiume të ashpra në opinion dhe sidomos në mesin e shoqatave feministe të cilat organizojnë protestë të dielën në Bazel
Gjykata e Apelit në Basel-Stadt i ka reduktuar dënimin një personi që kishte përdhunuar një grua. Ky vendim ka shkaktuar reagime të shumta në Bazel dhe në gjithë Zvicren, shkruan albinfo.ch.
Në vazhdën e kundërshtimeve është planifikuar për sot një demonstrim kundër vendimit.
Ajo që kishte bërë Gjykata e Apelit në Bazel ishte ulja e dënimit të shkallës së parë për një 33-vjeçar portugez që kishte përdhunuar një grua në dimrin e vitit 2020.
Gjykata në fjalë nuk e ka gjykuar fajin e 33 vjeçarit në të njëjtën mënyrë si gjykata e ulët, shkruan nau.ch. Sipas saj, dënimi i parë ishte shumë i lartë sepse sulmi ishte “relativisht i shkurtër” dhe gruaja nuk kishte pësuar ndonjë dëmtim fizik.
Gjykatësja e lëndës po ashtu ka relativizuar aktin nga fakti se gruaja, sipas saj kishte “dërguar sinjale”. Pikërisht ky vlerësim i gjykatëses ka ngjallur hidhërim në oipinion dhe në mesin e shoqatave feministe.
Kështu, feministet nga Zvicra tani kanë bërë thirrje për një demonstratë që do të mbahet të dielën (nesër).
Demonstrata paqësore bëhet për të treguar solidaritetin me viktimën e sulmit. Ajo do të zhvillohet para Gjykatës së Apelit në Bazel në orën 14 pasdite.
Shoqata “Feminist Strike Basel” ka kërkuar përmes postimit të saj në Facebook shprehimisht të hiqet dorë nga dhuna dhe vandalizmi.
Tubimi është i hapur për të gjitha gjinitë, por “maskuliniteti toksik” nuk ka vend.
Gruaja kishte “luajtur me zjarrin” me sjelljen e saj në klub, kishte argumentuar uljen e dënimit kryetarja e trupit gjykues, transmeton albinfo.ch. Sipas saj, “lojë me zjarr” kishte qenë fakti se ajo po puthej me një burrë të huaj, në tualet.
Ky arsyetim për gjykimin ka shkaktuar reagime të ashpra në internet”.
Hidhërimin e shton edhe fakti se pas shkurtimit të dënimit me burg dhe pasi gjysma e dënimit është me kusht, portugezi do të dalë nga burgu pas dy javësh. Sipas vendimit të ri, shuma e dëmshpërblimit që merr viktima gjithashtu do të zvogëlohet, përcjell albinfo.ch.
Ende nuk është e qartë nëse çështja do të vazhdohet në një shkallë më të lartë; së pari, duhet pritur gjykimi me shkrim.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga Një kërkim në shkallë të gjerë ndaj tij deri më tani ka qenë i pasuksesshëm... -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni
















