Lajme
SHBA-ja regjistron rreth 100,000 raste ditore me Covid
Mediat amerikane japin alarmin rreth infektimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas raporteve shëndetësore, thuhet se atje janë duke shënuar mesatarisht 100,000 raste të reja me COVID-19 brenda ditës, duke iu kthyer kështu shifrave të dimrit të kaluar.
Raportohet se numri i rasteve ditore pozitive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte rreth 11,000, gjatë muajit qershor. Ndërkaq tani, ky numër ka shkuar në 107,143.
Numrin më të madh të rasteve ditore SHBA-ja e kishte parë në janar të këtij viti, me rreth 250,000 sosh. Rastet kishin rënë dukshëm në qershor, mirëpo vetëm një muaj më vonë, në fillim të gushtit, ato janë rritur sërish, duke kaluar shifrën 100,000.
Kjo rritje e rasteve me COVID-19 po ndodh pavarësisht se SHBA-ja tashmë ka vaksinuar më shumë se 70% të të rriturve.
Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, edhe numri i vdekjeve brenda një dite si pasojë e koronavirusit është rritur në dy javët e fundit. Nga 270 raste të vdekjes që ishin shënuar para dy javësh, ky numër tani ka shkuar në afërsisht 500.
Varianti Delta i virusit është duke u shpërndarë në mënyrë të shpejtë në mesin e njerëzve të pavaksinuar, sidomos në jug të SHBA-së, ku raportohet se spitalet tashmë janë të mbingarkuara.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër Studim i ri tregon rritje të ndjeshme të hendekut të qirave, sidomos në Cyrih dhe Gjenevë... -
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë











