Lajme
Për të blerë shtëpi në Zvciër ju duhen më shumë se shtatë vjet punë
Nëse doni të blini shtëpi në Zvicër sipas bankës së madhe, duhet të paguani 7.1 të ardhura vjetore dhe kjo vlen vetëm për një shtëpi mesatare
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten. Nëse doni të bëheni pronar i shtëpisë tuaj të ëndrrave, duhet të jeni të përgatitur për vite kursimi.
Këtë e tregon një analizë aktuale e bërë nga banka më e madhe zvicerane, UBS, shkruan 20minuten.ch.
Kështu, sipas analizës në fjalë, çmimet e shtëpive janë rritur për 5.4 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2021 në krahasim me një vit më parë, transmeton albinfo.ch. Ky është kërcimi më i madh i çmimeve në tetë vitet e fundit, vazhdon UBS.
Pra, nëse doni të blini shtëpi në Zvicër sipas bankës së madhe, ju duhet të paguani 7.1 të ardhura vjetore. Kjo vlen madje vetëm për një shtëpi mesatare.
Para krizës së koronës, shtëpia mund të blihej dukshëm më lirë. Në atë kohë, ishin të nevojshme gati 6.5 të ardhura vjetore për ta realizuar këtë qëllim.
Kur bën fjalë për të ardhurat e nevojshme UBS ka parasysh të ardhurat mesatare vjetore prej 120,000 frangash, të një familjeje. Madje, autori i studimit Matthias Holzhey llogarit se një personi që fiton mesatarisht i duhet të kursejë rreth dhjetë vjet për të blerë një shtëpi – por pa përfituar para nga fondi i pensionit.
Ndërkohë, kërkesa për të siguruar banim në pronësi private mbetet e lartë, përcjell albinfo.ch. Sipas studimit, shumë blerës e shohin blerjen e shtëpisë si një investim të sigurt në krahasim me mbajtjen e një apartamenti me qira.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë














